Këshilli për etikë në mediume, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, organizon ngjarje onlajn, me temë “Raportimi gjithëpërfshirës për dallimet në mediume gjatë kohës së Kovid-19”.
Qëllimi është që të shqyrtohet roli dhe nevoja nga raportimi gjithëpërfshirës për dallimet, i cili posaçërisht u bë i dukshëm gjatë pandemisë. Pritjet janë nxitja e mediumeve që në mënyrë aktive të përfshihen në afirmimin e këtij raportimi, për dallimet në vend dhe përfaqësimi i tyre.
Ngjarjen do ta hapin Ilona Kazarjan, udhëheqëse e Sektorit për komunikime me mediume të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Katerina Sinadinovska, kryetare e Këshillit për Etikë në mediume. Fjalime do të mbajnë edhe ekspertja për barazi gjinore, minoritete dhe mosdiskriminim, Neda Çallovska, drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në mediume, Marina Tuneva dhe Daniell Dimitrievski, koordinator për programe dhe pranim të ankesave të Këshillit për etikë në mediume.