• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Komisioni amë i Kuvendit e miratoi Propozim-vendimin për vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës

April 20, 2021
in POLITIKË, COVID-19
Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Kuvendit për Mbrojtje dhe Siguri, në seancën e sotme, njëzëri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga numri i madh i hyrjes së emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistencës së pandemisë, së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për virusin SARS-CoV-2 dhe pengesat për mospërhapjes së tij, me çfarë rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.

Qeveria, në seancën më datën 13 të këtij muaji, e miratoi proçesverbalin nga seanca e 10 e Komitetit Administrativ për Koordinim, në sistemin për menaxhimin e krizave dhe proçesverbalin nga seanca e Grupit për vlerësim, gjithashtu,e pranoi propozimin e Komitetit Administrativ dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet afati për ekzistencën e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Siç informuan për MIA-n, kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Mile Talevski, në seancë janë përkrahur edhe propozim-vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

 

Next Post
U prezantua koncepti i ri për reformat në arsimin fillor

Carovska deklaron se për herë të parë janë të fokusuar në libra cilësorë

Kosova sot e shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

REL: Kosova shpreson që Greqia ta njohë si Shtet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom