Austria njoftoi sot se ka në plan të dërgojë 651.000 doza të vaksinës kundër Kovid-19 të kompanisë “BioNTek/Fajzer” në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor deri në gusht, si pjesë e programit të ndihmës së Bashkimit Evropian për vendet fqinje dhe Afrikën.
Ato do të shpërndahen nga fillimi i majit, sipas vendeve që kanë më shumë nevojë për vaksina. Bosnja dhe Hercegovina do të marrë shumicën e vaksinave – 240.000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145.000 dhe Maqedonia e Veriut me 119.000. Serbia do të marrë 36.000 doza.
Komisioni Evropian njoftoi planet në janar për një mekanizëm të ndarjes së vaksinave. Austria ka thënë se do të veprojë si një koordinator i mekanizmit të Ballkanit Perëndimor dhe se shpërndarja e dozës së parë mund të pasohet nga një e dytë.