Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) informon se detyrimet që dalin nga marrëveshja ndërmjet Qeverisë dhe Lidhjes së Studentëve të Shkollave të Mesme për zbatimin e maturës shtetërore do të përmbushen plotësisht nga institucionet kompetente dhe institucionet arsimore. Sot Lidhja e Studentëve reagoi se në disa shkolla të mesme, në vend, nuk respektohet ajo që është dakortësuar në shkurt.
“Komisionet shkollore të lëndëve të maturës janë planifikuar të përgatisin të paktën tre herë më shumë detyra provimi (pa zgjidhje) në përputhje me përfaqësimin dhe llojet e detyrave të përshkruara në programin e provimit për secilën lëndë të përshtatshme dhe ato, të paktën tre javë para provimit, t’i shpallin publikisht. Nga ato detyra të provimit është e nevojshme që të përgatitet testi për provimet e brendshme. Këto udhëzime janë theksuar në njoftimin në të cilin ne si institucion kompetent për kryerjen e provimit të maturës shtetërore e kemi dorëzuar në të gjitha shkollat e mesme më 11 mars 2021”, informoi QSHP në letrën drejtuar mediave.
QSHP shton se nxënësit nuk duhet të shqetësohen, por të përqendrohen në përsëritjen e njohurive të marra deri më tani, në mënyrë që ta përfundojnë me sukses këtë fazë të procesit edukativo-arsimor.