Sllavjanka Petrovska, deputete në Kuvend dhe anëtare në LSDM, në panelin e CIVILit “Regjistrim: Atatistikë, jo politikë”.
Regjistrimi është i definuar, dhe quhet operacion statistic, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, disa subjekteve nuk e konsideronin sit ë tillë. Në kohët e fundit ishim dëshmitarë të fushatave të mëdha. Disa nga partitë opozitare, e më së tepërmi VMRO-DPMNE, deshin ta vendosin si qëllim politik, tha Petrovska.
Është e saktë se ligji u sjell me procedure të shkurtuar dhe me flamur evropian. Amandametet e opozitës u diskutuan në kabinetin për çështje evropiane.
Mendoj se opozita duhet të mendojë për politikën e tyre. Më gëzon takimi i djeshëm, jo për shkak të shtyrjes së regjistrimit, por sepse liderët u ulën dhe u dakorduan se duhet të ketë konstruktivitet.
Kur keni çështje siç është regjistrimi, nuk mund të debatoni nga ana politike. Regjistrimi nuk mund të presë, kemi pritur 20 vite. Mua si qytetare më vjen keq për hijen e rëndë që i ra Entit Shtetëror për Statistikë, të cilët me të vërtetë punojnë dhe e duan punën. Në këtë betejë politike opozita e mbuloi punën e tyre. Por, në fund të ditës, u ulën dhe debatuan mbi këtë temë.
Komisioni për sëmundje ngjitëse përgatiti protokollin për regjistruesit që do ta zbatojnë regjistrimin. Për regjistrimin, duhet ti besojmë Entit Shtetëror për Statistikë, ndërsa për pandeminë, ti besojmë Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Me qëllim të zhbllokimit të gjendjes në Kuvend, e cila nuk është në favor të askujt, u morrën vesh të shtyhet regjistrimi.
Të dhënat nga diaspora dë të vezhdojnë me azhurnim dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator, ndërsa regjistrimi do të zbatohet nga 5, deri 30 shtatori.