• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

DITA E MËSUESIT

March 7, 2021
in BALLINA, KULTURË, MENDIMI I LIRË
Gruevski: Historia e një antishqiptari

Shkruan: Petrit Saraçini

Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Petrit Saraçini

Një krenari të veçantë më jep fakti se jam fëmijë i dy arsimtarëve, pjesë e gjeneratave të para që përhapën arsimin dhe shkollat shqipe në Maqedoni e Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto gjenerata nuk luftuan vetëm analfabetizmin, mungesën e njohurive elementare për higjienë, amvisëri, kujdes për shëndetin, trupin, njohuritë për natyrën, rrethinën, botën, gjithësinë…
Ato luftuan edhe diskriminimin, shtypjet dhe persekutimet e vazhdueshme të qarqeve shoveniste të ish-Jugosllavisë, që tentonin ta mbajnë popullin shqiptar në terr, në mosdijeni, në mënyrë që ta kontrollojnë lehtë përmes elitave politike e fetare të korruptuara.

Lufta që bënë ato gjenerata ishte e gjatë dhe e mundimshme. Liritë fitoheshin pak nga pak, me shumë protesta, greva te zëshme dhe të heshtura, shumë viktima, jetëra të humbura, njerëz të burgosur, të larguar nga puna e të lënë pa bukë…

Me të gjitha sfidat, ato gjenerata krijuan universitet e akademi, shkollat e larta, gjimnazet e shkollat teknike, ndërtuan mijëra shkolla fillore shumicën me ndihmë të popullit, shkolluan me mijëra shkencëtarë e intelektualë, mjekë, inxhinierë, arkitektë, shkrimtarë e artistë…

Ato gjenerata ishin shtylla kryesore e luftës për barabarësi, dinjitet dhe përparim, e cila dha frutet e saja disa dekada më vonë.
Sot dikush, këto gjenerata i quan “komunistë”. Janë analfabetët arrogant që nënçmojnë diturinë e nuk kanë haber për këtë epope dhe luftë të lavdishme të arsimit dhe arsimtarëve shqiptarë në ish-Jugosllavi.

Fatkeqësisht, edhe në pluralizëm, kjo luftë vazhdoi.

Përsëri kemi elitat e korruptuara dhe pronarët e tyre, që duan ta mbajnë popullin në terr.

Përsëri ndërtojmë shkolla dhe universitete me shumë viktima, mirëpo i shndërrojmë në çerdhe të ekspertëve partiakë dhe shitore të diplomave.

Që është edhe më keq, tash diskriminuesi nuk është aq edhe i huaji, sa vetë partitë shqiptare në pushtet, që kanë degraduar kualitetin e arsimit me kuadro partiake dhe krijimin e një kaosi dhe papërgjegjësie totale.

Rezulatet e situatës shihen në testimet botërorë, ku arsimi shqip, edhe në Maqedoni edhe në Kosovë është në rang shumë të ulët, më keq edhe se shumë vende të “botës së tretë”. Analfabetizmin funksional e shohim edhe në praktikë, çdo ditë, përmes asaj që shkruajnë e besojnë njerëzit në rrjetet sociale.

E të mos flasim për kushtet mesjetare për punë, librat përplot gabime, politizimin dhe etnizimin omniprezent, që përhapet si kancer në strukturat e arsimit, politikës, mediave dhe mbarë shoqërisë…

Është vështirë të jesh sot arsimtar. Të gjithëve që kanë këtë mision të shenjtë, u shpreh jo vetëm urim, por edhe – ngushëllim. Si edhe kushtrim, për të vazhduar me përkushtim misionin më të rëndësishëm për çdo popull, arsimimin e tij!?‍?
#NandIqni
#7Marsi

Next Post
Arrin dërgesa e parë e vaksinave kundër KOVID-29 nga prodhuesi rus Sputnik V

Arrin dërgesa e parë e vaksinave kundër KOVID-29 nga prodhuesi rus Sputnik V

Me dërgesën e parë ruse të vaksinave do të vaksinohen të sëmurit kronik dhe njerëzit në azile pleqsh, kompetentët pohojnë se janë të sigurta

Me dërgesën e parë ruse të vaksinave do të vaksinohen të sëmurit kronik dhe njerëzit në azile pleqsh, kompetentët pohojnë se janë të sigurta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom