Dixhitalizimi i plotë i Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, vendosja e sistemit elektronik të inspektimit, E-INSPEKTORI, dixhitalizimi i librave që i udhëheq Drejtoria për regjistrimin e librave amë, janë pjesë e masave të cilat Qeveria i miraton në pajtim me Planin për luftë kundër korrupsionit.
Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp theksoi se Qeveria dhe qytetarët janë në të njëjtën anë në luftën kundër korrupsionit.
Sipas kryeministrit, ky plan ka për qëllim ta parandalojë plotësisht korrupsionin në vend. Një nga masat është dixhitalizimi i plotë i Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Dixhitalizimi, sipas kryeministrit, do ta përshpejtojë procesin e zgjidhjes së lëndëve.
Çdo lëndë gjyqësore, tha ai, duhet të ketë zgjidhje gjyqësore.
“Jemi duke hyrë në ekipim dhe dixhitalizim të plotë të Prokurorisë publike si dhe Qendrat hulumtuese në kuadër të Prokurorisë Publike dhe Themelore me qendra operative të hetimit për të gjitha 23 Prokuroritë themelore publike në vend së bashku me Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion”, tha ai.
Sipas Zaevit, dixhitalizimi dhe ekipimi i qendrave hulumtuese do ta shpejtojnë procesin e zgjidhjes së lëndëve.
“Nuk ka më ruajtje të artikujve në sirtarë. Çdo lëndë gjyqësore duhet të zgjidhet shpejt. Fillon automatizimi i lidhjes dhe rrjedhës së dokumenteve të kërkuara për procedura të shpejta në rastet me korrupsion të njohur. Kjo do të ndodhë përmes harmonizimit të ligjeve për dixhitalizimin”, tha Zaev.
Siç informoi, do të vendoset një sistem elektronik i inspektimit, E-INSPEKTORI i cili mundëson lidhjen elektronike dhe funksionimin e të gjitha 28 shërbimeve të inspektimit nën juridiksionin e këshillit të inspektimit.
Me këtë sistem, sipas kryeministrit, eleminon ndjeshëm faktorin njerëzor dhe qasjen subjektive në menaxhimin e çështjeve. Gjithashtu, vendoset dixhitalizimi i plotë i librave që I udhëheq Drejtoria për librat e amzës.
Zaev theksoi se qytetarët do të jenë në gjendje jo vetëm të aplikojnë në mënyrë elektronike, por edhe të marrin certifikata në të njëjtën mënyrë. Ai njoftoi se tërheqja e certifikatave do të shfuqizohet së shpejti.
Ai shtoi se do të zhvillohet komunikim intensiv dhe i përgjegjshëm për të siguruar pjesëmarrje të qytetarëve në këtë luftë të përbashkët.
“Nëse cili do qytetar nuk shërbehet si duhet ose për shkak të shërbimit që ai është i përfshirë në korrupsion, atëherë oficeri duhet të raportohet dhe ai do të hetohet si duhet dhe do të ndëshkohet siç duhet. Qytetari është gjithmonë në vendin e parë dhe ne jemi këtu për të shërbyer”, tha kryeministri.