Mbështetja politike e Sllovakisë për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian është shumë e qartë dhe ne jemi të përkushtuar ndaj asaj mbështetjeje, deklaroi sot Tomash Strazhaj, drejtor I Asociacionit sllovak për politikë të jashtme (SFPA), I cili mori pjesë në debatin onllajn të Konventës nacionale për BE me Maqedoninë e Veriut “Ndotja e ajrit nga aspekti I ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike”.
“Mbështetja e qartë për fillim të negociatave u konfirmua nga ana e Sllovakisë së bashku me Republikën e Çekisë, në fund të vitit të kaluar në Samitin e BE-së, ku këto dy vende refuzuan të dakordohen me kushtet e padrejta që I imponuan disa vende anëtare të BE-së lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Union”, tha Strazhaj.
Drejtori I Asociacionit sllovak për politikë të jashtme përkujtoi se mbështetja e Bratisllavës ishte konfirmuar edhe me vizitën e kohëmëparshme të shefit të tyre të diplomacisë, Ivan Korçok në vend, më herët këtë muaj. Korçok, I cili e vizitoi vendin më datën 8 të këtij muaji, shfaqi shpresë se do të mënjanohen pengesat për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se kjo do të ndodhë gjatë kryesimit portugez. Ai gjithashtu porositi që vendi t’I përkushtohet reformave, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit.