Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit në Kishën Sveti Spas, me rastin e 149 vjetorit të lindjes së tij.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë akt iu bashkua ngjarjeve që nderojnë veprën e revolucionarit të madh Goce Dellçev për kontributin e tij historik në krijimin e shtetësisë maqedonase”, njoftoi pres shërbimi qeveritar.