Shkruan: Petrit Saraçini
Disa sondazhe të kohëve të fundit po tregojnë një të dhënë mjaft shqetësuese: te shqiptarët në Maqedoni mosbesimi në vaksina dhe virusin KOVID 19 është shumë më i madh se te kojshitë përreth, e të mos flasim për popujt në Perëndimin e zhvilluar.
Çfarë dështimi kolosal, për popull që ka dhënë nobelist në mjekësi, e që beson budallallëqet, e jo përvojën e vet me vaksinat dhe çrrënjosjen e dhjetra sëmundjeve që bënin hatanë jo më larg se para disa dhjetra viteve.
Kush mendoni se do të pësojë nga ky mosbesim? Kush është më tepër në rrezik, ai që vaksionohet e mbrohet, apo ai që nuk vaksinohet?
Shikoni ju diku ndonjë angazhim të institucioneve e politikanëve shqiptarë, angazhim shoqëror për të evituar këtë rrezik, apo – fotografi e tubime që përçojnë mesazhe krejtësisht të kundërta?
E, në krye të partive, plot mjekë e doktora!? ?
#NandIqni
#AluminiumOverMaximum