Gazetari dhe aktivisti Petrit Saraçini me video mesazh për Nismën e CIVILit “Të bashkuar në dallime” me thirrje për bashkim në dallime që të ketë drejtësi, barazi dhe liri për të gjithë.
Mendoj se duhet ti theksojmë më tepër, të ndërtojmë paradigma ose shembuj që do të përdoren nga e gjithë shoqëria, se si në të vërtetë gjërat mund të bëhen më mirë dhe së bashku.
Drejtësi për të gjithë, barazi për të gjithë, nëse nisemi nga këto postulate nacionalizmi nuk është ai që thotë se duhet të ketë drejtësi për të gjithë, por e pretendon se drejtësi duhet të ketë vetëm për bashkësinë e vet etnike e cila çdo herë ka të drejtë, ndërsa tjerët janë fajtorë, mëkatarë për diçka që i ndodh bashkësisë etnike. Nëse e konsiderojmë lirinë si paradigmë, nacionalistët nuk e shohin lirinë si liri për të gjithë, por para së gjithash si liri për bashkësinë etnikë ose një grupi shoqëror të cilit i takojnë, shpesh në llogari të lirisë së dikujt tjetër.
Nëse e flasim për barazinë, nacionalistët nuk e duan barazinë, ata mendojnë se, siç thotë Orwelli, disa janë më të barabartë nga tjerët, vlerësojnë se bashkësia e tyre etnike është e privilegjuar, këtë e bëjnë nga pozita e fuqisë, jo nga pozita e mbrojtjes nga ndonjë sulm i huaj, por nga pozita nga e cila dëshiron të imponojë dominim mbi një bashkësi tjetër etnike. Edhe përfitimet, do të kthehem përsëri te Orwelli, te shkrimet e tij për nacionalizmin, edhe përfitimet shpesh nuk janë personale, por qëllimi në vete është fuqia dhe dominimi i atij grupi shoqëror në të cilin një individ i caktuar e ka fundosur individualitetin, ose është shndërruar në pjesë të ndonjë kolektiviteti.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.