• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ramush Muarem Cirko: Duhet ta ndjekim rrugën që çon në bashkim

December 7, 2020
in BALLINA, MULTIKULTURË
Ramush Muarem Cirko: Duhet ta ndjekim rrugën që çon në bashkim
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Ramush Muarem Cirko për Nismën e CIVILit “Të bashkuar në dallime”, flet për perceptimin e tij për nacionalizmin dhe urrejtjen ndëretnike. Ai thotë se nacionalizmi është si një lum i egër që vërshon pa kontroll në të gjitha anët…

Nacionalizmi është një lum kolektiv, ose paranojë individuale. Në fakt, nëse duam ta definojmë ose ta ilustrojmë nacionalizmin, në fakt unë e shoh si një lum të egër që lëviz pa kontroll gjatë rrjedhës së vet, dhe nëse e krahasojmë me kushtet e motit, për shembull, kur ka reshje shiu, atëherë ato degë ose ngjarje në shoqëri kontribuojnë që ai nacionalizëm të rritet si niveli i këtij lumi të egër, dhe të fillojë të vërshojë në të gjitha anët dhe thjeshtë, kur arrin deri te ky moment, humbet kontrolli dhe nuk ka kthim.

Unë jam përkatës i një kombi, i një komuniteti që është minoritet në këtë shoqëri, Rome. Konkretisht, më ka ndodhur që, të themi, shpeshherë mbi bazë, pikërisht në bazë të këtij nacionalizmi të më thërrasin me emra si për shembull – “maxhup” ose “xhipë”, sepse thjeshtë, për ata është më lehtë devalvimi i këtij komuniteti ose devalvimi i personit nga ky komunitet. Ka një gjë, të cilën ne duhet të mundohemi ta bëjmë, e kjo është të bëhet një pendë, të rregullohet ky vrull që të qetësohen ato lëvizje. E këtë pendë unë mund ta quaj të bashkuar në dallime, pikërisht kjo pendë mund të kontribuojë dhe ti japim emër – të bashkuar në dallime.

Ne duhet patjetër të hapim rrugën, pikërisht në mënyrën që duhet të gjejmë një kurë, dhe shërimi thjesht titullohet të bashkuar në dallime. Ky ilaç është kundër një sëmundjeje të quajtur tropofobi, dhe tropofobia do të thotë frikë nga ndryshimi. Ne ende nuk jemi gati, por të përgatitemi dhe të shërohemi nga ajo tropofobi, pikërisht ashtu, ky ai ilaç ose terapi është – të bashkuar në dallime.

Në fund, dua të theksoj edhe këtë: Të gjithë duhet ta ndjekim rrugën që çon deri në bashkim, gjegjësisht, të jemi – të bashkuar në dallime.

Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë  tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe  Luksemburg.

Next Post
Qeveria: Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë me Bullgarinë çojnë drejt afrimit të pozicioneve

Për shkak të bllokadës së Bullgarisë, diskutimi për kornizën negociuese hiqet nga rendi i ditës së BE-së

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

Raste aktive 21 678 me Kovid-19, në qendrat ka shtretër të lirë, vaksina arrin në muajt e parë të vitit 2021

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom