Sasho Ordanoski, analist politik, në intervistë për CIVIL Media i shpalos nxitësit e konflikteve ndëretnike, agjendat nacionaliste dhe lidhshmërinë e ngushtë të strukturave politike dhe shoqërore, duke i përfshirë edhe mediat, në ndërtimin e konteksteve positive ose negative në domenin e marrëdhënieve ndëretnike.
Ordanoski flet për kontributet, personale, por edhe ato kolektive, në tejkalimin e nacionalizmit dhe urrejtjes etnike, tregon për dëmin nga ato, si dhe pët mënyrat e zbërthimit të retorikave nacionaliste në diskursin politik dhe shoqëror, mes tjersh edhe në aspektin e eurointegrimeve të vendit tonë.
CIVIL Media: Si e vlerësoni gjendjen me marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut? Cilët faktorë ndikojnë në mënyrë pozitive, e cilat në mënyrë negative, mbi marrëdhëniet ndëretnike? A kultivohen paragjykimet dhe stereotipet në bazë etnike në vendin tonë, dhe kush është përgjegjës për ato? Si ti tejkalojmë?
Ordanoski: Viteve të fundit është fakt se marrëdhëniet ndëretnike nuk janë mes temave të apra politike për të cilat diskutohet në shoqëri dhe në skenën politike. Këtë e vërtetojnë edhe hulumtimet e opinionit publik ku disa tema, para së gjithash gjendja shëndetësore me pandeminë në vend, pastaj socialja, shoqërorja dhe gjendja ekonomike janë me siguri ato që dominojnë me agjendën. Disi, marrëdhëniet ndëretnike u shtypën më poshtë në temat për diskutim. Kjo, mes tjerash është rezultat i relaksimit relativ të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht pas ardhjes së pushtetit aktual në pozitë për diktimin e temave për të cilat diskutohet në shoqëri. Siç është e njohur, shumë vite, madje edhe dekada, marrëdhëniet ndëretnike ishin zgjedhja kryesore për fitimin e votave në zgjedhjet në Maqedoni, gjë që paraqiste nxitje të fuqishme për partitë, posaçërisht ato me agjenda nacionaliste që para çdo cikli zgjedhor, e të tilla kemi pothuajse çdo vit, të rregullta ose të parakohshme, i nxisnin këto marrëdhënie sepse në kampet e tyre etnike sillnin numër të caktuar votash. Tani, me vendosjen e një teme tjetër në agjendë, siç është një shoqëri për të gjithë, pavarësisht se sa me sukses po realizohet, dhe kjo është një ndër rreziqet që marrëdhëniet ndëretnike përsëri të kthehen në skenë, por, me koalicionimet parazgjedhore ndëretnike ku ne për herë të parë në histori fituam koalicion ndëretnik që është e formuar me program të qartë para zgjedhjeve, disi u shfryen ato tema që ishin të imponuara nga pak edhe në mënyrë artificiale, kuptohet, jashtë domosdoshmërisë që për ato marrëdhënie të diskutohet kur ka probleme reale.
Kështu që, në këtë moment gjendja në Maqedoni është mjaftë e relaksuar në atë kuptim, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten në majën e interesit të komunitetit politik dhe shoqëror sepse lëkundja e këtyre marrëdhënieve, manipulimi me këto tema etj., është çdo herë shumë i lehtë, mundet relativisht shpejtë të krijohen tensione të caktuara politike, sepse në Maqedoni akoma ekzistojnë stereotipe të caktuara kulturore dhe politike, nga të cila aktorë të rëndësishëm, madje edhe karriera të caktuara politike marrin tema për avancimin e tyre në skenën politike.
Dhe, në këtë kuptim këto rreziqe janë të pranishme dhe duhet të ketë kujdes ndaj këtyre, veçanërisht kur jemi në situatë që disa probleme identitare, kësaj here lidhur me etnikumin maqedonas, sërish të nxirren në pika me prioritet të lartë në agjendën e eurointegrimeve të Maqedonisë, të cilat çdo herë prodhojnë hapësirë për ata që dëshirojnë t’i keqpërdorin ato tema, ta bëjnë këtë në mënyrë efikase.
CIVIL Media: Në çfarë mënyre Ju, personalisht mund të kontribuoni për tejkalimin e nacionalizmit dhe urrejtjes etnike në shoqërinë tonë? Çfarë do t’u rekomandoni palëve të ndryshme të prekura dhe krijuesve të politikave dhe praktikave në këtë sferë, siç janë mediat, shoqëria civile, institucionet, partitë politike, akademia, si dhe aktorë tjerë?
Ordanoski: Të gjithë ata që dalin në sferën publike me qëndrime të tyre, kanë rastin të formojnë, siç janë politikanët, gazetarët, analistët, intelektualët, në përgjithësi të gjithë ata që me tekstet e tyre, komentet dhe pjesëmarrjet në emisionet debutuese, ose përmes aktiviteteve të tyre në rrjetet sociale publike, kanë ndikim të fuqishëm mbi formimin dhe krijimin e asaj agjende. Përgjegjësia e tyre është aq më tepër e madhe sa që ata nuk mund të jenë anonimë, siç anonimiteti shpesh në rrjetet sociale sjell deri te mundësia për radikalizim, gjuhë të urrejtjes etj., sepse njerëzit ndjejnë marrëzira kur nuk mund t’i identifikoni me identitetet e tyre të vërteta. Intelektualët publikë, ata që janë të përfshirë në cilëndo sferë të jetës që ndikon mbi agjendën politike, nuk e kanë këtë mundësi, sepse përgjigjen për atë që e bëjnë, dhe kuptohet, këshilla është që çdo herë të jesh i vetëdijshëm se fjala mund të bëjë shumë, edhe dobi edhe dëm, varësisht nga ajo se si përdoret ajo pozitë publike. Edhe pse nuk ka tema të ndaluara, ka mënyrë të ndaluar në të cilën diskutohen temat, dhe kjo para së gjithash ka të bëjë me gjëra të paargumentuara, shpërndarje e gënjeshtrave, konspiracioneve etj., dhe deri te ai nivel kur në mënyrë eksplicite bëhet fjalë për përhapje të gjuhës së urrejtjes. Mendoj se Maqedonia në atë kuptim gjendet në një kornizë, në një marrëdhënie të fuqive që është e ndikuar nga trendët botërore. Ne e dimë se në botë politika në përgjithësi u radikalizua dhe me humbjen e fuqisë së demokracisë liberale ato tema u kthyen në mënyrë shumë manipulative dhe mobilizuese në agjendat politike të faktorëve të ndryshëm në botë.
Mirëpo, më duket se me humbjen e zgjedhjeve të z. Trump në SHBA, do të kthehet, madje me pasoja të ndryshme në kontekstin evropian, do të kthehet në skenë ai balanci i një politike liberale më të matur, e cila ka ndjenjë për atë se si, pse dhe cili krijon konflikte, veçanërisht në temat ndëretnike.
CIVIL Media: Sa dhe në çfarë mënyre nacionalizmi dhe urrejtja etnike janë të dëmshme për shoqërinë dhe për aspiratat tona në BE? Në çfarë mënyre janë në kundërshtim me vlerat evropiane këto dukuri?
Ordanoski: Nuk është fare kontestuese, as nuk është problem të konstatohet lehtë se agjendat radikale, të gjitha, e veçanërisht këto që janë të lidhura për problemet identitare siç janë temat në sferën e marrëdhënieve etnike, problemet identitare, në kuptim të përkatësive kulturore etj. Nëse trajtohen në një mënyrë ekstreme, prodhojnë atmosferë përjashtuese, e cila mbështetet mbi armiqësi, mbi urrejtje etj. Në këtë kuptim, loja me nacionalizmin është lojë shumë e rrezikshme, jo vetëm për arsye se ne në tridhjetë, dyzet vitet e fundit në këtë pjesë të botës, në Ballkan, kjo mund të ketë edhe pasoja të përgjakshme, të luftohet në këto tema, dhe sepse bota, madje edhe rajoni ka kohë që dëshirojnë të lëvizin në një sferë tjetër të detyrimit të këtyre marrëdhënieve në integrimin në një kontekst evropian, i cili nënkupton garë në tema tjera, risi në bashkëpunim, që nënkupton këmbim të realiteteve të caktuara pa nevojë të bëhen konfrontime dhe të krijohen armiqësi. Kjo është në qendrën e politikave të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për atë pjesë politike, kur bëhet fjalë për Ballkanin, dhe ne vërejmë se insistimi i Brukselit dhe të qendrave të mëdha të fuqive në Evropë, madje edhe të amerikanëve, për një bashkëpunim mes etnive, kombeve, dhe tejkufitare, është në thelb pikë qendrore e klimës politike që duhet të na çon në një fazë më të avancuar të eurointegrimeve. Mendoj se për këtë të gjithë në Maqedoni janë të vetëdijshëm, madje edhe ata që janë përfaqësues të ideve dhe partive nacionaliste, nëse nuk bëhet fjalë për formacione skajshmërisht djathtiste dhe se pak a shumë na ndodh të kemi keqpërdorime eksplicite në këtë temë nga cilado anë, sepse mendoj se në përgjithësi, niveli i vetëdijes në shoqëri është mjaft e ngritur, se këto manipulime mund të kalojnë rëndë me përfitim politik, ndërsa nga ana tjetër, edhe vetë politikanët madje edhe në nivelin e një korrektësie në komunikimin në skenën politike është mjaft e ngritur për dallimnga niveli para dy-tre dekadave dhe kur ato tema paraqisnin burim të konfrontimeve, të përfitimit politik, etj…
Arben Zeqiri
kamera: Atanas Petrovski
montazhi: Arian Mehmeti
fotografia: Biljana Jordanovska
përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.