• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Me një sërë masash dhe rregullash, të hënën do të hapen konviktet studentore

October 3, 2020
in ARSIM, BALLINA
Me një sërë masash dhe rregullash, të hënën do të hapen konviktet studentore
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët të cilët do të fillojnë mësimin me prezencë fizike apo me metodën e kombinuar, nga dita e hënë do të mund të akomodohen në konviktet studentore në Shkup, kështu njoftoi sot drejtori i Konvikteve Studentore, Dario Nikollovski, në një konferencë për shtyp me ministren Carovska, shkruan Portalb.mk.

Duke u thirrur në vendimin e Qeverisë së RMV-së për hapjen e konvikteve studentore me kapacitet të zvogëluar, Nikollovski tha se këto konvikte do të hapen me datë 5 tetor apo të hënën, me masa të veçanta për mbrojtje nga virusi korona.

“Të hënën fillon akomodimi studentëve në konviktet studentore, biseduam për dy gjëra, e para në lidhje me formën e re të funksionimit, për protokollet e reja dhe kapacitetet e reja të konvikteve studentore. Potencoj se Qeveria e RMV-së para disa ditësh solli vendim me anë të së cilës vendosi që konviktet studentore të hapen me kapacitet më të vogël” tha në mes të tjerashDario Nikollovski, drejtor i Konvikteve Studentore.

Si do të funksionojnë konviktet studentore nga e hëna?

  • Secila dhomë e cila posedon dy krevat, apo kapacitet për akomodimin e dy studentëve, do të akomodoj vetëm një student.
  • Secila dhomë e cila posedon më shumë se dy krevat, gjegjësisht akomodimin e më shumë se dy studentëve, do të akomodoj vetëm dy student.
  • Në secilën hyrje dhe dalje të konvikteve studentore do të ketë mjete për dezinfektim.
  • Do të ndalohet grupimi i studentëve në një hapësirë.
  • Në bufe, secila tavolinë do të ketë distancë me tjetrën prej dy metrash.
  • Në tavolinat për katër persona, do të lejohen vetëm dy studentë.

Këto janë disa nga masat për parandalimin e përhapjes të virusit korona në konviktet studentore, në mënyrë që kjo të funksionoje, drejtori i Konvikteve Studentore ju bëri thirrje studentëve për bashkëpunim.

“Ajo që dua të potencoj është se të gjithë këtë do të mund ta realizojmë vetëm në bashkëpunim me studentët, e pres përkrahjen dhe mirëkuptimin e tyre në respektimin e masave mbrojtëse për shkak se bëhet fjalë për shëndetin e përbashkët” theksoi Dario Nikollovski.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, tha se e ka shumë të rëndësishme që secili student i cili e ka të nevojshme akomodimin në një nga konviktet studentore të shtetit, gjegjësisht për shkak se mësimin do ta zhvilloje me prezencë fizike, të njëjtit ti sigurohet edhe akomodimi.

Studentët dhe nxënësit do të aplikojnë në internet platformën www.digitalizirajse.mon.gov.mk, për të shënuar të dhënat dhe provat e nevojshme, pas çka fondet do të paguhen për kohëzgjatjen e parashikuar me këto ndryshime.

Ndryshe, para se të miratohet vendimi i qeverisë, liderët studentorë kërkuan që të hapen konviktet për studentët, sepse siç theksuan ata, akomodimi në konvikte ishte shumë më i sigurt dhe më i lirë sesa akomodimi me qira.

Next Post
Për dy ditë, rritet për 20% numri i rasteve aktive, dy të tretat vijnë nga pesë qytete

Për dy ditë, rritet për 20% numri i rasteve aktive, dy të tretat vijnë nga pesë qytete

Shumë qytetarë ende nuk mbajnë maska, për një ditë gjobiten 927 persona

Shumë qytetarë ende nuk mbajnë maska, për një ditë gjobiten 927 persona

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom