• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Nxënësit e shkollave të mesme do ta bojkotojnë mësimin nëse për një muaj nuk fillon të zbatohet modeli i kombinuar

September 30, 2020
in ARSIM, BALLINA
Nxënësit e shkollave të mesme do ta bojkotojnë mësimin nëse për një muaj nuk fillon të zbatohet modeli i kombinuar
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Unioni i  nxënësve të shkollave të mesme sot kumtuan se Qeveria  nuk e ka pranuar  kërkesën e tyre më të rëndësishme, viti shkollor të fillojë  me model të kombinuar të mësimit, duke theksuar se këtë muaj do ta ndjekin  gjendjen  me epideminë dhe nëse është stabile do të kërkojnë ai model  të zbatohet nga nëntori, ndërsa nëse nuk plotësohet  kërkesa e tyre, nxënësit e shkollave të mesme do ta bojkotojnë mësimin.

“Kërkesa jonë  më e rëndësishme,  viti shkollor të fillojë me model të kombinuar nuk është pranuar nga organet  për arsim dhe Qeveria. Unioni i  nxënësve të shkollave të mesme  tashmë me javë  është në kontakt të përhershëm  me nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha qytetet dhe arritëm konsensus për hapat e ardhshëm të Unionit. Kemi bërë kompromis duke i respektuar epidemiologët, viti shkollor të fillojë nga distanca, por nëse gjendja epidemiologjike gjatë muajit tetor është stabile, atëherë nxënësit duhet gradualisht të kthehen  në shkolla me model të kombinuar,  në rast se nuk ndodh ajo,  çdo nxënës do ta bojkotojë  mësimin onlajn në nëntor. Kjo nuk duhet të kuptohet si kompromis, por si ultimatum   prej një muaji deri te ministrja Carovska dhe ministri Filipçe”, potencuan nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Nxënësit e shkollave të mesme konsiderojnë se mbyllja e shkollave i thellon pabarazitë sepse rreth 40.000 nxënës në RMV nuk kanë mjete të nevojshme financiare për pjesëmarrje  në procesin e mësimit nga distanca.

Ata i lavdëruan hapat e autoriteteve arsimore drejt përmirësimit të mësimit onlajn përmes krijimit të platformës nacionale për mësim nga distanca, gjegjësisht prej në shtëpi,  por konstaton se, nëse nesër, kur  fillon viti shkollor, platforma nuk është funksionale, dikush duhet të ndërmerr përgjegjësi për atë.

“Ne nuk kemi reaguar deri tani për platformën nacionale sepse duam të presim deri nesër se si do të fillojë viti shkollor nga distanca. Nëse platforma nuk është funksionale ne do të kërkojmë dikush të ndërmarrë  përgjegjësi, nuk mund të “luhet” me arsimin. Nga muaji prill  kemi pasur shumë kohë  të përgatitemi dhe tani  nuk mundet platforma të jetë funksionale”, potencuan nga Unioni.

Nga Unioni potencuan se në javët e fundit  kanë bërë përpjekje të mëdha të shqyrtohen kërkesat e nxënësve në vend për modelin e kombinuar dhe të pranohen nga institucionet.

 

burim: mia.mk

Next Post
Carovska: Nuk shoh arsye pse nuk duhet të kemi vit shkollor të suksesshëm

Carovska: Nuk shoh arsye pse nuk duhet të kemi vit shkollor të suksesshëm

Zaev komenton zërat për ndarjet LSDM-BDI rreth hapjes së kufijve

Zaev komenton zërat për ndarjet LSDM-BDI rreth hapjes së kufijve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom