• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Karvani i gjelbër nesër në Çarshinë e vjetër në Shkup

September 15, 2020
in Uncategorized
Karvani i gjelbër nesër në Çarshinë e vjetër në Shkup
Share on FacebookShare on Twitter

Karvani i gjelbër i CIVILit vazhdon në Shkup më 16 shtator ( e mërkurë), me info stendë në Çarshinë e vjetër në Shkup.

Qytetarët dhe qytetaret, media dhe të gjithë të interesuar që do të vizitojnë stendën do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe pikëpamjet e tyre me ekipin e CIVIL-it, dhe gjithashtu do të jenë në mundësi të marrin pjesë në video sondazhin: “Pse e gjelbër? Shpreh mendimin tënd me zë”.

Karvani i gjelbër i CIVIL-it i kushtohet promovimit dhe forcimit të  ndërgjegjësimit të publikut për vlerat e gjelbra, drejtësinë shoqërore dhe anti-nacionalizmin. Drejtësia shoqërore dhe anti-nacionalizmi janë pjesë e vlerave evropiane dhe të gjelbra të cilat CIVIL-i i përfaqëson gjatë 20 viteve të ekzistencës, ndërsa në vitet e fundit në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell, selia rajonale e të cilit është në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ekipet dhe aktivistët e CIVIL-it do të udhëtojnë mbarë vendit dhe do të mbajnë një numër ngjarjesh në bashkëpunim me komunat dhe organizatat lokale të shoqërisë civile. Do të zhvillohen punëtori me temën “Po vijnë të gjelbrit ” që do mbahen në Shtip, Gostivar, Veles, Kavadar dhe Shkup. Një seri takimesh me qytetarët do të mbahen në komuna të tjera anembanë vendit.

Karvani i gjelbër do të përfundojë me një konferencë kombëtare kushtuar vlerave dhe strategjive të gjelbra, si alternativa e vetme e qëndrueshme për shoqërinë dhe shtetin. Karvani i gjelbër është pjesë e projektit “Të gjelbrit po vijnë” i zbatuar në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell.

Në fazën paraprake të projektit, u kryen një numër aktivitetesh, duke përfshirë fokus grupe tematike dhe prodhim mediatik, nga të cilat veçohen kolumnat dhe analizat e botuara në platformën mediatike të CIVIL-it, kryesisht në internet portalin CIVIL-i i gjelbër. Përndryshe, CIVIL-i i gjelbër është një njësi organizative e CIVIL-it, e cila u formua nëntë vjet pas themelimit të organizatës, në vitin 2009.

Next Post
“Toka e mjaltit” prej sot në kinematë franceze

“Toka e mjaltit” prej sot në kinematë franceze

Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor nuk është etapë në rrugën e mëndafshtë

Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor nuk është etapë në rrugën e mëndafshtë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom