• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Rikthehet në agjendë regjistrimi i popullsisë, Mariçiq e paralajmëroi për në prill të vitit 2021

September 15, 2020
in LAJME
Rikthehet në agjendë regjistrimi i popullsisë, Mariçiq e paralajmëroi për në prill të vitit 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet ligji për regjistrim, i cili ka pësuar disa ndryshime në krahasim me zgjidhjen projektiligj paraprak i cili ishte në procedurë kuvendore përpara zgjedhjeve edhe atë në pjesën e dispozitës për hyrje në fuqi, që regjistrimi të mund të mbahet në prill të vitit 2021, përpara zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi vendosmëri të fortë dhe marrëveshje koalicioni për zbatimin e regjistrimit në vitin e ardhshëm. Ajo në fakt është pjesë e koalicionit mes Koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së. Ligji u dorëzua në Kuvend përpara zgjedhjeve, si Qeveri mbeteni në atë, sërish ta propozojmë në procedurë kuvendore, do të ketë ndryshime në afate pasi që paraprakisht kur u propozua duhej të hyjë në fuqi një vit pasi që të miratohet. Tani nuk ka kohë për pritje aq kohë pasi që përafërsisht për një vit do të ketë zgjedhje lokale. Vendosmëria i Qeverisë dhe Entit Shtetëror të Statistikave është që të zbatohet”, tha Mariçiq.

Besoj, shtoi ministri i Drejtësisë se deri në fund të vitit do të miratohet ligji që të mundet në prill të vitit 2021 të zbatohet regjistrimi.

Regjistrimi i popullsisë, i cili duhej që të mbahet në prill të këtij viti, u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Edhe paralajmërimet pas anulimit ishin se do të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.

Përpara anulimit të regjistrimit, partitë parlamentare me muaj nuk mundën të arrinin marrëveshje për ligjin sipas të cilit do të zbatohet operacioni statistikor.

Regjistrimi i fundit në vend është kryer në vitin 2002, pas konfliktit ushtarak. Në vitin 2011 kishte përpjekje për t’u zbatuar regjistrimi, por u ndalua me vendim të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Për këtë rast, PSP hapi dhe lëndë, me të cilën janë përfshirë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, dhe ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

 

burim: Portalb.mk

Next Post
Të Gjelbërit rriten në Evropë, por politikanët nuk mund të marrin të gjithë meritën

Të Gjelbërit rriten në Evropë, por politikanët nuk mund të marrin të gjithë meritën

Karvani i gjelbër nesër në Çarshinë e vjetër në Shkup

Karvani i gjelbër nesër në Çarshinë e vjetër në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom