Nën tym. Herë me pajisje mbrojtëse, e herë pa to. Edhe pse shpëtojnë jetë të të tjerëve, vështirësojnë të veten. Kështu zjarrfikësit punojnë për të siguruar kafshatën e gojës. E tërë këtë punë po e bëjnë vetëm për 20 mijë denarë, pasi muaj më parë Qyteti i Shkupit ua shkurtoi pagat për 20 për qind. Por siç bëjnë sektoret e tjera, edhe zjarrfikësit kërkojnë rritje të pagave.
“Zotëri kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov këtyre heronjve me vite të tëra nuk u jepen 20% nga rroga. Nuk paskan punë të rrezikshme. E gjithë bota na lëvdon, për fat të keq te ne të nënçmuar. Qysh këtë muaj t’i ktheni mjetet në rrogë”. reagoi zjarrfikësi Nuredin Mustafa.
Shilegov thekson se shkurtimi nuk ka ardhur me dëshirën e tij, por se janë shkurtuar bllok dotacionet. Ndërkaq reagimet e zjarrfikësve i sheh si manipulim.
“70 milionë denarë Qyteti i Shkupit ka paguar dy vitet e kaluara, për orët shtesë për paditë që i kanë dërguar. Mendoj se bëhet fjalë për keqpërdorim apo manipulim nga zjarrfikësit. Kurse e di se ka qenë në plan por sërish do të duhet të shqyrtohet gjendja në buxhetin qendror për rritjen e bllok dotacioneve. Për mua mbetet imperativ që pajisjen mbrojtëse ta rrisim në nivel të lartë”, tha Shilegovpër TV21., duke premtuar përsëri se do të punëson 30 zjarrfikës të rinj.
Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerësojnë se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë. Ata theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.
burim: https://portalb.mk/