CIVILi shpreh brengosje të thellë dhe kërkon nga institucionet të reagoj me vendosmëri, në kohë dhe në pajtim me ligjet, pas pranisë publike të liderit të VMRO-DPMNEsë, Hristijan Mickoski, se posedon dokumente të cilët janë pjesë e hetimit penal. Siç edhe vetë Prokuroria potencoi, ata materiale janë fituar në mënyrë kriminele.
Është e papranueshme të keqpërdoret ligji për “fishkëllyes” dhe çdonjëri që dëshiron të arrijë ndonjë avantazh ose dëshiron të shantazhon me posedimin e dokumenteve sekrete nga hetim penal, duhet patjetër të ballafaqohet me fuqinë e plotë të ligjit.
Me fshehjen pas “fishkëllyesve” me qëllim që të bëhen keqpërdorime politike dhe shantazhe u bën dëm të pa kompensueshëm përpjekjeve për luftë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve. Veprimi i Mickoskit është për çdo dënim nga opinion, por nënkupton dhe reagim të instancave hetuese dhe gjyqësore të sistemit. CIVILi pret që nga hetimi të vërtetohet s ku fshihen ata material dhe çfarë materiale të tjera fshihen në selinë e VMRO-DPMNEsë pronë që është e ngrirë me kërkesë të PSP.
“Qytetaret dhe qytetarët janë të brengosur për atë se si funksionojnë institucionet, por dhe si veprojnë qendrat e fuqive dhe partitë politike. Ligji duhet patjetër të vlej për të gjithë, pra ashtu edhe për liderët politikë. Ata duhet të jenë shembull për atë se si përmbahen dhe respektohen institucionet dhe të japin kontribut ndaj sundimit të drejtës, dhe jo të shkelin nëpër gjithë përfitimet e shoqërisë demokratike. Sjellja e disa subjekteve politike dhe liderëve në shtet është skajshmërisht e papërgjegjshme dhe kundër ligjore. Duhet të përgjigjen!” – deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL.
CIVILi proteston zëshëm ndaj sjelljes së këtillë të disa politikanëve. Regjimi i Gruevskit duhet më në fund të bie dhe duhet patjetër të sigurohen kushte të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, pa marrë parasysh statusi social dhe pasuria me të cilën disponojnë individë. Opinioni dhe institucionet nuk guxojnë të jenë peng të mos ndëshkueshmërisë të individëve të cilët nga foltorja partiake ose nga pozita e fuqisë financiare e nënçmojnë sundimin e të drejtës, ndërsa me atë e pengojnë drejtësinë dhe i thyejnë të drejtat dhe liritë e njeriut.
Përgjegjësi patjetër të ketë!