“Rritja e bashkëpunimit industrial, më shumë prodhime të Maqedonisë në tregun gjerman dhe më shumë know-how, teknologji dhe investues gjermanë në Maqedoni, do të jetë prioritet e Komitetit”, theksoi Angjushev, duke theksuar se në suaza të aktiviteteve janë paraparë edhe projekte infrastrukturore.
Arsimi do të jetë në fokus duke marrë parasysh se përvoja praktike dhe kuadri i kualifikuar janë një ndër dobësitë kyçe të Maqedonisë, tha Angjushev.
“Formimin e Komitetit e ndjej si mbështetje të fuqishme me të cilën do të tentojmë ta nxjerrim rezultatin maksimal”, nënvizoi Angjushev dhe plotësoi se Gjermania për momentin është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë.
Deri më tani Gjermania ka formuar katër komitete të tilla në rajon me qëllim, siç tha Tolksdorf, ndërlidhje e bizneseve dhe institucioneve për bashkëpunim më të madh ekonomik.