Atë që e filloi kryetari i kaluar i komunës Aerodrom, Ivica Konevski, e vazhdoi kryetari aktual Zllatko Marin, gjegjësisht, filloi ndërtimi i tetëkatëshes te “Majçin dom” në Aerodrom.
“Filloi ndërtimi i parcelës nga e cila Zllatko Marini i mblidhte votat duke premtuar se do ta ndalojë ndërtimin. Lejen për ndërtim ( sipas disa mediave) e dha gjatë fushatës për referendumin”, thotë gazetari qytetar Damjan Temkov.
Në periudhën e kaluar kishte shumë protesta, ndërsa qytetarët organizuan edhe futboll të lagjes në hapësirën e gjelbër, gjegjësisht, në vendin ku nisën ndërtimet e objektit.