A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për çfarë arsye – ishte pyetja që CIVIL Media ua parashtroi qytetarëve në Shkup.
Disa mendojnë se do të shpenzohen shumë para, dhe se nuk ka nevojë. Disa mendojnë se pavarësisht zgjedhjeve, varet nga politikanët, e jo nga qytetarët. Disa nga të anketuarit mendojnë se duhet të ketë zgjedhje.
“Mendoj se nuk duhet. Vetëm shpenzime, asgjë tjetër nuk do të ndryshojë, as do të jetë njëjtë”, tha një bashkëbiseduese.
“Mendoj se duhet të ketë zgjedhje sepse kjo situatë siç është kështu “pata – pata” nuk i konvenon askujt në Maqedoni. Duhet të, dhe nuk besoj se në Kuvend do të zgjidhet”, u përgjigj një qytetare tjetër.
“Asgjë nuk do të ndryshojë nëse nuk ka baraspeshë ushtarake në botë. NATO është monopol dhe ne jemi të kushtëzuar”, “Asgjë nuk do të fitojmë me zgjedhje të parakohshme”…janë disa nga përgjigjet.
“Kështu më nuk shkon, pasi nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, më mirë le të dalin në zgjedhje, e të shohim se çfarë do të thotë populli, pasi nuk i pranojnë rezultatet. Unë nuk votova”, tha një nga qytetaret.
Angella Petrovska
Kamera: Arian Mehmeti