Referendumet në botë janë instrumenti më demokratik dhe më i zbatuar lidhur me vendimet më të mëdha për një vend. Zvicra i ka të rëndomta edhe për çështje tepër të vogla, por e zhvillon demokracinë lokale, e përkrah vullnetin e qytetarëve lidhur me vendime që janë jetike.
Maqedonia nuk ka pasur raste të tilla shumë, vlerësoj se ky referendum mbi të gjitha duhet të jetë referendum për të vetëdijesuar së pari qytetarët se cila është rëndësia e tij. Ndoshta shumë pak bëhet në drejtim të sqarimit të referendumit, motivimit të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike. Vlerësoj se pas një periudhe të gjatë të destabilizimit të vendit pas një periudhe të gjatë pa perspektivë, mundësia që ju ofrohet qytetarëve me këtë referendum është tepër e madhe. Vlerësoj se duhet më tepër të punojë në drejtim të vetëdijesimit të tyre, sepse, cila është rëndësia e vendimit pro ose kundër në këtë referendum. Maqedonia është shtet që kishte nevoje për një përcaktim të tillë sepse, vite të tëra qytetarët jetonin në një shtet pa perspektivë, të gjitha proceset frenoheshin nga problemi konkret që është çështja e emrit, dhe ky referendum është që një herë e përgjithmonë ta heqim një pengesë, një barrierë drejt zhvillimi të vendit, dhe të shohim me perspektiva të reja të cilat sigurisht që nuk do të jenë të lehta. Krijimi i cenzusit është problem nga të dyja anët, shqiptarët ndoshta nuk e kanë shumë të zhvilluar atë daljen në zgjedhje, duhet shumë ta motivosh, partitë politike i motivonin për derisa shikonin interesin e tyre. Në këtë rast do të jetë pak vështirë edhe shqiptarët të mobilizohen, por mbi të gjitha ndarja tek maqedonasit është më e theksuar, dhe duhet një mund titanik kisha thënë, që të arrihet ky census, dhe nëse arrihet do të ishte sukses i madh. Megjithatë, është një çështje që rri pezull tani për tani.
Ky tekst është pjesë e iniciativës qytetare “Bën hap përpara!”, e financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia. Përmbajtja është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet e i shpreh këndvështrimet dhe qëndrimet e iniciativës qytetare “Bën hap përpara!”.