“Thjeshtë kuptova që definicione nuk ekzistojnë, ose e do, ose nuk e do shtetin tënd. Ose endjen si shtetin tënd, ose nuk e ndjen…Mendoj se në këtë shtet më e rëndësishmja është të jesh qytetare, të kontribuosh, të edukohesh, dhe isha e lumtur që jam ndër ata 3% që e kanë lexuar Marrëveshjen. Jo vetëm që e lexova, por edhe e hulumtova…Me krenari u lëvdova në fejsbuk se si juriste, jam në dispozicion për të gjithë që nuk e kanë lexuar, t’u shpjegoj për nenin 7 që është i diskutueshëm, dhe pritja se do të zhvillohet debat…mirëpo, debati zhvillohej në drejtimin se unë nuk jam Maqedonase dhe se nuk kam të drejtë të flas për Maqedoninë, thjeshtë, nuk kam të drejtë të vendosi për Maqedoninë sepse nuk jam Maqedonase, këto janë ndjenja patriotike dhe ky është vendim patriotik, dhe mua si përkatëse e një komuniteti tjetër etnik, nuk më takon…”, deklaroi Mersiha Smailloviq në panelin e sotëm “Patriotizëm – Po! Nacionalizëm -Jo!”, që e organizoi CIVILI -Qendra për Liri.
Ajo shtoi se si përkatëse e komunitetit boshnjak i kanë thënë se nuk ka të drejtë të vendosë, se ajo është tradhtare, e ardhur si refugjatë, sepse punon me refugjatët.
“Ishte interesante kur përfaqësuesit e komunitetit ton në Parlament dolën me qëndrimin kundër bojkotimit dhe u pritën me duartrokitje: Ja këta janë boshnjakë të vërtetë. Do të vjen 1 tetori dhe do të duhet të shihemi në sy dhe do të duhet ti themi njëri tjetrit hajde tani të vazhdojmë të jetojmë…mendoj se do të jetë rëndë”, tha Smailloviq.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.