CIVIL – Qendra për Liri organizon seminar për trajnim dhe koordinim të 28 vëzhguesve të referendumit nga i gjithë vendi, në hotelin City Park, Shkup, të dielën më 16 shtator. Numri më i madh i këtyre vëzhguesve veç më janë në funksion nga 10 shtatori. Vëzhguesit në seminarin do të pranojnë udhëzime të hollësishme për vëzhgimin intensiv të procesit të zbatimit të referendumit nga më tepër aspekte.
Bashkëpunuesit dhe vëzhguesit e vazhdueshëm të gjendjeve të të drejtave të njeriut që janë në strukturat e Civilit, kanë pranuar udhëzime për vëzhgimin e gjendjeve lidhur me referendumin që në muajin qershor të këtij viti. Në periudhën nga qershori deri sot, Civili shënon rritje të ndarjeve dhe tensioneve në vijë etnike dhe politike, forcimit të propagandës së zezë, lajmeve të rrejshme dhe gjuhës së urrejtjes. Përveç këtyre dukurive, në fokusin e vëzhgimit të Civilit janë edhe partitë politike, organizatat dhe institucionet në nivel lokal dhe nacional, të cilat janë të angazhuara në procesin e zbatimit të referendumit.
Përveç udhëzimeve të hollësishme për vëzhgim, pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në seminarin e Civilit do të kenë edhe trajnim për siguri, përgatitje të raporteve dhe aty do të këmbehen informata për të gjitha format e presioneve, manipulimeve dhe lëndimin e të drejtës për votë.
Ky seminar mbahet në kornizat e projektit “Votoj, pra ekzistoj”, i financuar nga Ambasada e SHBA në Shkup.
Trajnimet për vëzhguesit afatshkurtë janë të parapara për vikendin e ardhshëm ( 22 dhe 23 shtator).
Për më tepër informata për aktivitetet dhe gjetjet e Civilit për referendumin, mediat dhe qytetare/ët e interesuar mund të paraqiten në tel. 02 / 520 91 76, ose të shkruajnë mesazh në mail ([email protected]) ose në Fejsbuk.