CIVIL – Qendra për Liri më 31 gusht mbajti takim punues publik nën moton “Çfarë Maqedonie dua?” në Strugë, në sallën komunale. Ngjarja u mbajt në korniza të projektit “Veprim – Integrim” i cili i kushtohet mbështetjes së reformave demokratike, pjesëmarrjes qytetare, iniciativave të gjelbra dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë. Në punëtorinë u prezantua projekti i Civilit që zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Në pjesën punuese u hap diskutimi në temat “Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmin”. Në ngjarjen morën pjesë përfaqësues të qeverisjes lokale, organizatave qytetare, iniciativave të gjelbra, partive politike dhe aktivistëve.
Pjesëmarrësit theksuan se Struga përballet me ndotjen e ajrit, me mungesë të kuadrove dhe pajisjes për mbledhjen e mbeturinave, përballen me deponi joligjore. Një nga pjesëmarrësit theksoi se tentimet për vendosjen e kontejnerëve që i seleksionojnë mbeturinat ( letër, plastikë, plehra) janë të kota, pasi që nuk ka automjete të posaçme për transport, por të gjithë kontejnerët mbarojnë në të njëjtin kamion dhe në të njëjtën deponi.
Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti