Edhe një seminar për gazetarë qytetar[ do të mbahet në Strugë, të premten më 31 gusht.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e interesuar nga komunat Strugë, Ohër, Resnje, Debërcë, Drugovë, Dibër, dhe Qendra Zhupë.
Të interesuarit për seminarin e Civilit kanë mundësi unike dhe të papërsëritshme të fitojnë shkathtësi të duhura për monitorim në referendumin e ardhshëm, përmes programit të pasuruar me elemente të reja dhe unike.
Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në seminarin do të fitojnë të drejtën të paraqiten edhe si vëzhgues të akredituar të procesit, ndërsa të gjithë së bashku do të kenë mundësinë për pjesëmarrje në ciklet shpërblyese për gazetari qytetare në projektin “Objektivi qytetar”.
Deri tani, në dy vitet e kaluara pas fillimit të implementimit të projektit “Objektivi qytetar”, në seminaret kanë marrë pjesë mbi 800 pjesëmarrës, janë ndarë 80 shpërblime për artikujt më të mirë të gazetarëve qytetarë. Këto janë qindra tregime dhe video artikuj që shkaktuan ndryshime dhe kishin ndikim në nivel lokal dhe nacional.
Civili për një kohë të gjatë merret me vëzhgimin e gjendjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këto korniza, organizata do të jep kontributin e vet për edukimin qytetar për të drejtën e votimit dhe do të kujdeset, që përmes vëzhgimit dhe aktiviteteve mediatike, ta mbrojë të drejtën e qytetarëve të votojnë lirë dhe në përputhje me bindjet e tyre për referendumin.
Civili kërkon nga institucionet dhe strukturat politike ( partitë, iniciativat, organizatat…) të veprojnë në përputhje me ligjet dhe standardet demokratike ta braktisin praktikën e keqpërdorimeve, gjuhën e urrejtjes dhe distribuimin e lajmeve të rrejshme, pavarësisht se nga cila palë vijnë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin në Strugë, mund të paraqiten me dërgimin e të dhënave elementare të kandidatëve ( emri, mbemri, numri i telefonit dhe vendbanimi/qëndrimi) në [email protected] . Për më tepër informata, kandidatët mund të paraqiten në 02/5209176.