• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Çfarë Maqedonie duan Tetova dhe Gostivari?

August 27, 2018
in BALLINA
Çfarë Maqedonie duan Tetova dhe Gostivari?
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL Media bisedoi me qytetaret dhe qytetarët nga Tetova dhe Gostivari në temën çfarë Maqedonie duan. Një numër i madh i përgjigjeve të qytetareve dhe qytetarëve janë pothuajse të njëjta, dhe të gjithë duan ta shohin Maqedoninë sa më mirë.

“Demokratike dhe e pavarur, të ndryshohen ligjet, të rriten rrogat, dhe të jetë si në Evropë”, thotë një qytetar i Tetovës.

“Maqedoni, Maqedoni të drejtë. Maqedonia të jetë për të gjithë, të jetë vend i pasur. Në të cilin secili do të jetë i kënaqur, pavarësisht nga përkatësia.”

“E përbashkët. Të gjithë jemi në Maqedoni, të gjithë jetojmë bashkë”, “Vetëm të ketë paqe, të mos ketë luftë”, janë disa nga porositë e qytetareve dhe qytetarëve.

Disa nga mesazhet janë negative, dhe tregojnë se qytetarët nuk janë të kënaqur me gjendjen në Maqedoni.

“E dua Maqedoninë e vjetër, këtë tani, jo Maqedoninë e veriut”, thotë një qytetar.

“Dua Rusia të vjen këtu dhe të sundojë me shtetin tonë. Vetëm këtë e dua. Federata Ruse dhe Bashkimi evropian janë ardhmëria e Maqedonisë. Kjo është shpëtimi i Maqedonisë”, thotë një qytetar i Tetovës.

Qytetarët duan ardhmëri më të mirë edhe për gjendjen politike, edhe për atë ekonomike të Maqedonisë.

“Dua Maqedonia të jetë shqip dhe maqedonisht”, thotë një pensionist.

 

“Kjo gjë nuk bëhet kështu, nuk pyetet në park, pyetni në vend tjetër. Ikni tani.”

“E dua Maqedoninë me perspektiva të larta, ekonomia është shumë e dobët, punëtorët kanë rroga të vogla, të rinjve u duhen rroga që të  mund ta lidhin muajin. Me këto rroga kjo nuk mund të arrihet. Të rinjtë po ikin jashtë, largohen nga vendi dhe kjo nuk bën. Maqedonisë i duhen të rinjtë, i duhen punëtorë, i duhan fabrika në të cilat do të punohet dhe të fitohet si në shtetet tjera. Unë punoj në Itali dhe e di si është”, thotë një qytetar i Gostivarit.

“Ne duam Maqedoni evropiane, të bëhemi më mirë, se kështu nuk shkon”, “Maqedonia siç është, Maqedoni evropiane. Të ketë punë për të rinjtë, unë jam pensionist, për mua nuk ka dert”, shtojnë qytetarët e Gostivarit.

“Të jetë mirë, të shkojmë në NATO, çfarë tjetër? Këtu varfëria është e madhe, nuk ka asgjë këtu. As punë, asgjë. Na ikën të rinjtë. Nuk ka asgjë tjetër”.

Anketa është pjesë e projektit “Veprim – Integrim” të cilin e zbaton Civili në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania, kushtuar promovimit të vlerave evropiane dhe të gjelbra, vlerat demokratike dhe antinacionalizmit.

Gazetare: Maja Ivanovska dhe Diana Tahiri

Përpunimi i tekstit: Angella Petrovska

Kamera: Biljana Jordanovska

Next Post
Civilët e zëshëm u takuan me anëtarët e ri të KSHZ

Civilët e zëshëm u takuan me anëtarët e ri të KSHZ

OSBE/ODIHR do të vëzhgojë referendumin, 71 deputetë përfshihen në fushatën “pro” referendumit

OSBE/ODIHR do të vëzhgojë referendumin, 71 deputetë përfshihen në fushatën "pro" referendumit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom