CIVIL Media bisedoi me Arben Taravarin, kryetarin e komunës Gostivar dhe përfaqësuesin e lartë të Aleancës për Shqiptarët, për çështje të lidhura me Referendumin, qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët, për nacionalizmin dhe për gjuhën e urrejtjes.
CIVIL Media: Cili është qëndrimi dhe komenti juaj në lidhje me të gjitha çështjet që u hapën rreth çështjes së referendumit, të jesh pro, kundër ose të bojkotohet…? Në nivel lokal, si e shohin referendumin qytetarët e Gostivarit?
Taravari: Shpesh them që Gostivari është Maqedoni e vogël. Në Gostivar jetojnë Shqiptarë, rreth 65%, Maqedonas, rreth 20%, Turkë rreth 11%… përdoren tre gjuhë dhe është shembull për multietnicitetin në Maqedoni. Pothuajse 80% të qytetarëve në Gostivar i flasin këto tre gjuhë. Unë në shtëpinë time përdori dy gjuhë. Me prindërit e mi flas në gjuhën turke, me bashkëshorten dhe fëmijët në gjuhën shqipe. Me fqinjët e mi të parë flas në gjuhën maqedonase.
Këtu edhe gjatë konfliktit në vitin 2001 nuk kishte asnjë incident. Njerëzit jetonin bashkë sikur nuk ndodh asgjë. Në Gostivar përsëri mbretëron atmosferë e tillë. Shumica e njerëzve janë pro referendumit, dhe janë që Maqedonia të integrohet aty ku duhet sepse të rinjtë po ikin. Fëmijët e mi veç më kanë filluar të mendojnë si të ikin. Nëse shëtitni dhe bisedoni nëpër Gostivar, do të shihni se njerëzit janë dakord që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO. Dhe këtu nuk ka dilemë.
Cili është luksi, sipas meje, flas si njeri, jo si kryetar komune dhe politikan, sa na duhet dhe a na duhet luksi i quajtur Referendum? Ose duhej të shkonte drejt në Kuvend dhe të votohet? Ky luks kushton 4 milionë euro, me karakter konsultues, dhe kur të kalojë, përsëri duhet të votohet nga deputetët. Këtu ishte mëdyshja jonë si Aleancë për Shqiptarët, a duhet të shpenzojmë për këtë. Mirëpo, pasi kështu është vendosur, ne kemi edhe Kuvendin Qendror dhe aty do të deklarohem, si anëtar dhe sekretar i përgjithshëm i partisë, se atmosfera është pro – referendumit. Ne jemi parti që i përfaqëson shqiptarët, ndërsa 88% nga shqiptarët janë pro – referendumit. Me siguri Kuvendi Qendror do të sjell vendim për referendumin, dhe do të përsëris, sepse do të vendosim kësaj jave, do të kemi edhe fushatë aktive që do të jetë për integrim, por do ta kritikojmë Qeverinë sepse ndryshime nuk ka fare, përveç në politikën e jashtme. Asgjë tjetër e mirë nuk ndodh. Si opozitë, kjo është detyra jonë, sepse proceset reformuese duhet të fillojnë.
CIVIL Media: Sa do t’i bëjë dëm rezultati pozitiv i Referendumit “palës tjetër”, ajo që është kundër dhe ajo që bojkoton?
Taravari: Çdo herë do të ekzistojë ana e kundërt. Shumica e qytetarëve, jo në Gostivar, por edhe në më tepër qytete, janë pro Referendumit. Parashikimi im është se me siguri do të kalojë, por se ka njerëz që mendojnë ndryshe, do të ketë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Edhe kjo që ndodh është pasojë e kësaj arsyeje. Ka njerëz që duhet të analizojnë. Nuk do të kisha dashur të thellohem në analiza të tilla.
CIVIL Media: Si do të komentoni për nacionalizmin në Maqedoni?
Taravari: Idiotë ka pasur, dhe do të ketë. Këta njerëz janë të marrë. Kur dëgjoj ca politikanë se si për pika politike e quajnë dike “shqiptar” ose “ maxhup”, kjo është shumë e ulët. Mendoj se kjo gjë më nuk kalon te njerëzit. Njerëzit duan racionalitet. Duan diçka të arsyeshme. Nëse e ofendon tjetrin, nuk ngritesh. Nuk do t’i kisha përmendur, dhe nuk ia vlen të diskutohet për këta njerëz.
Teksti dhe fotografia: Biljana Jordanovska