“Mendoj që kjo që e bëjmë është esenciale për rininë e Maqedonisë…Në MPJ hyra në moshën time 23 vjeçe. Atëherë, askush nuk më ka pyetur për librezë partie…Por, humbën një gjeneratë të tërë në sallën e pritjes…
Dinjiteti dhe vetëbesimi janë të rëndësishëm. Patriotizmi është përkushtim për tërë jetën. Por, duhet të keni guxim që përballeni me atë që e tha Ministri Roth, të përballeni me përgjegjësinë!
Mund të ankohem se sa bota nuk është e drejtë, ose të ballafaqohem me realitetin dhe ta bëj të mirën për vendin tim. Jetojmë në rajon që ka shumë probleme. Është shumë e rëndësishme të hyjmë në NATO, që të mos pyetemi se ku do t’i kemi kufijtë për 5 ose 10 vite nga tani. Nuk kemi kohë për humbje!
Nuk mendoj se do të na çelin vetëm trëndafila. Por, shansi më i madhe që vendi ynë të bëhet evropian, është të hip në atë tren! Duhet të bëjmë ndryshime. Për mua, kjo është shansi i fundit për gjeneratën time. Edhe ne do ta bëjmë këtë, sepse është më e madhe se politika aktuale, madje edhe të nënkuptojë sakrificë politike..
Puna ime është që deri qershorin e ardhshëm të krijoj kushte të jetë turp për cilëndo anëtare të BE të mos e pranojë fillimin e negociatave me Maqedoninë”, tha Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.