I thati dhe temperaturat e larta e përfshinë tërë rajonin verior të Evropës, njoftojnë agjencitë botërore.
Në Finlandë fuqishëm është goditur pjesa veriore e provincës Laplandia ku ka disa zjarre. Në të njëjtën kohë vazhdon të përhapet edhe zjarri nëpër kufirin e saj lindor, i cili ka filluar nga Rusia.
Në Norvegji gjithashtu janë regjistruar temperatura shumë të larta. Në dy muajt e fundit, në maj dhe qershor, janë regjistruar disa rekorde. Maji ishte muaji më i ngrohtë në historinë e vendit, ndërsa në qershor temperaturat ishin nën normalen për këtë periudhë të vitit.
Në Suedi ka pjesë ku aspak nuk ka reshur shi në tre muajt e fundit. Korriku është muaji më i ngrohtë në vend në këto dy shekuj e gjysmë. Suedia lufton kundër zjarreve dhe kërkoi ndihmë prej vendeve të tjera. Të paktën 25.000 hektarë tashmë janë djegur apo janë duke u djegur akoma.