Kohët e fundit, CIVILi i thërret qytetaret dhe qytetarët t’i lajmërojnë rastet e gjuhës së urrejtjes në mediat, rrjetet sociale dhe në rrugë. Njëkohësisht, platforma mediale e CIVILit filloi me publikimin e kolumnave të dedikuara temës së nxehur për nacionalizmin në shtet.
Ekipi hulumtues-gazetaresk i CIVILit do ta vazhdoj komunikimin e saj dinamik me qytetaret dhe qytetarët, me qëllim ta ndihmoj zërin e tyre të dëgjohet. Në kushte të kampanjave destruktive politike, organizata e perceptoi nevojën për dialog në shoqërinë dhe tejkalimin e urrejtjes dhe ndarjeve. Maqedonia gjendet në mesin e proceseve kur është e nevojshme të bisedohet, shoqëria të integrohet dhe të dëgjohet zëri i çdokujt, pa agresion dhe pa lajme të rrejshme.
Këta tema janë pjesë edhe nga projekti “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!” dedikuar forcimit të bashkëjetesës, përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe kah përshpejtimi i proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë.
Ekipet e CIVILit do t’i parashtrojnë pyetjet: “Çka është patriotizëm, ndërsa çka është nacionalizëm? Cilat janë përfitimet nga njëri, dhe pasojat nga tjetri? Çka munden qytetaret dhe qytetarët, dhe çka institucionet dhe strukturat tjera të fuqisë në vend të bëjnë, që të tejkalohen pasojat nga ndikimi destruktiv të nacionalizmit?”
Përgjigjet do të kërkohen nëpërmjet anketave, kolumnave dhe intervistave, ndërsa do të përgatiten analiza dhe rekomandime të cilat organizata do t’i kumtoj në takime me mediat dhe qytetaret dhe qytetarët, si dhe me institucionet në nivel lokal dhe nacional.
Projekti është i mbështetur nga programi Civika Mobilitas.