Kanë kaluar vetëm 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe menjëherë ka nisur bashkëpunimi ekonomik në fushën e gazit natyror.
“Helenik Petrolium ka iniciuar, ndërsa Qeveria me kënaqësi do të pranoje takim dhe do të negocioje për gazifikimin, tha sot zëvendës kryeministri, Koco Angjushev.
Në konferencën për media, Angjushev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve njoftoi se negociatat ende nuk kanë nisur, por do të nisin dhe kjo gjë për opinionin do të bëhet e ditur.
“Helenik Petrolium inicioi takim me Qeverinë të cilën ne me kënaqësi do ta pranojmë. Nuk do të ikim nga asnjë takim e as nga problemet e trashëguara, duhet që të pranojmë dhe t`i zgjedhim”, nënvizoi zëvendës kryeministri.
Në lidhje me gazifikimin për në Greqi, informoi se aktivitetet do të nisin dhe konkretisht do të realizohen në gjysmën e dytë të vitit 2019.
“Institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për financimin e këtij gazifikimi. Ndërtimi i saj nënkupton konkurrencë në furnizimin me gaz, por edhe mundësi që Maqedonia të shndërrohet në vend transistor. Vitin e ardhshëm presim realizim. Tani do të bëhet projekti esencial, pas së cilës do të vijoje edhe tenderi”, tha zv. kryeministri.
Burimi: Albeu