Në qendrën e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj.
Por, zbulimin e saj nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.
Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër.
Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores, raporton Kosovapress.
Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar asgjë.
Burimi: TvShenja