Të intervenojë ushtria që të parandalohet kjo tradhti dhe të arrestohet kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe presidenti, bëri thirrje deputeti i Agimit të Artë Konstatntinos Barbarusis gjatë debatit të sotëm në Parlamentin grek, derisa me kërkesë të kryetarit të Parlamentit dhe në pajtim të partive t tjera, Agimi i Artë nuk do të marrë pjesë në pjesën tjetër të seancës.
“Sepse udhëheqësia politike në vend nuk miraton ligje në interes së kombit, por për interes personal, i bëj thirrje udhëheqësisë ushtarake në vend ta respektojë betimin e dhlnë dhe t’i arrestojë Aleksis Ciprasin, Panos Kamenosin dhe Prokopis Pavlopulsin për kthimin e kësaj tradhtie. Kokat tuaja në Prespë, Kokat tuaja në Prespë”, tha deputeti i Agimit të Artë në fund të fjalimit të tij në Parlament dhe sjkaktoi reagime te përfaqësuesit e partive të tjera, të cilët e dënuan qëndrimin Barbarusit.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, i pari ka reaguar kryetari i Parlamentit Nikos Vucia, i cili tha se Agimi i Artë bën thirrje për puç ushtarak dhe kërkoi që partia të largohet nga debati.
Kryetari i Parlamentit kërkoi që asnjë deputet nga Agimi i Artë të mos marrë të drejtën e fjalimit gjatë seancës, “sepse nga Parlamenti grek duhet deri te populli të dërgohet porosi për bashkim, demokraci dhe konfrontim politik thelbësor dhe porosi paralele për dënim të fashizmit dhe shprehësve të cilët dëshirojnë ta krijojnë këtë atmosferë”.
Ky sqarim i Vucisit ishte pranuar nga partitë e tjera, me përjashtim të Agimit të Artë.
Deputetët e Agimit të Artë, pasi u përjashtuan nga debati në Parlament, dolën para Parlamentit dhe iu bashkuan grupit të protestuesve që mëngjesin e sotëm “e mbrojnë karakterin grek të Maqedonisë”. (MIA)