NATO tashmë ka marrë vendim se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim, pasi që do ta zgjidh kontestin për emrin me Greqinë dhe ky vendi është marrë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, ndërsa tani pasi që marrëveshja është arritur ftesa do të arrijë kur do të finalizohen në dy vendet.
Këtë e porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në një intervistë për MIA-n, duke u përgjigjur në pyetjen që ta sqarojë procedurën për atë se si Maqedonia në samitin në korrik do të marrë ftesë, pasi që marrëveshja për emrin është arritur.
Në intervistë njeriu i parë i NATO-s flet për atë se si duhet që të rrjedhë procedura për pranimin e Maqedonisë dhe për perspektivat që i sjell anëtarësimi për qytetarët e Maqedonisë.
Cili është mendimi juaj për marrëveshjen e arritur?
– Kjo është një marrëveshje historike, e cila është me rëndësi të madhe jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë Evropën dhe për NATO-n. Pardje në mbrëmje fola edhe me kryeministrin Zaev dhe e përgëzova dhe falënderova për përpjekjet, udhëheqjen dhe guximin e tij. Gjithashtu fola me Cipras dhe e përgëzova për rezultatin e këtij procesi shumë të vështirë.
Do të doja t’ju pyesja, në mënyrë procedurale, se çfarë do të ndodhë më pas. A do të ftohet Maqedonia në samitin në korrik. Cilat janë hapat që vijojnë?
– NATO ka vendosur në vitin 2008, në Bukuresht, ku isha si kryeministër, se sapo vendet të kenë zgjidhur emrin, NATO do të dërgojë një ftesë. Dhe kjo ftesë është ende e vlefshme. Unë jam i sigurt se në samit do të gjendet një mënyrë për të shprehur pikëpamjen tonë që ne të qëndrojë me atë vendim dhe për të njohur vlefshmërinë e marrëveshjes.
Ajo që është e rëndësishme tani është marrëveshja që do të finalizohet në Shkup dhe Athinë. Marrëveshja është mjaft gjithëpërfshirëse, e cila i referohet të gjitha vendimeve, ratifikimeve të mëvonshme. Shpresoj se kjo do të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, e cila do të na mundësojë të fillojmë negociatat për anëtarësim.
Ne e dimë se referendum do të mbahet në vjeshtë, samiti është në korrik. A keni marrë tashmë një sinjal pozitiv nga pala greke që Maqedonia mund të ftohet në NATO në korrik?
– Ajo që Greqia tashmë e tregon qartë është se e mbështet vendimin e NATO-s për të dërguar një ftesë sapo çështja e emrit të zgjidhet. Por ne duhet ta zbatojmë këtë në një mënyrë konkrete sa më shpejt. Më herët marrëveshja duhet të finalizohet, të ratifikohet në kuvend. Megjithatë, kjo është një marrëveshje historike, një moment historik, i cili është i rëndësishëm për të gjithë të interesuarit në Evropë. Kjo trajton një çështje të vështirë që ka qenë problem për vite me radhë. Marrëveshja është një mundësi historike për të zgjidhur çështjen.
Për t’u finalizuar do të thotë të pranohen nga të dy parlamentet. Presidenti i Maqedonisë Ivanov nuk pranoi të takohej me Zaev dhe Dimitrov dhe opozita në Greqi tha se nuk ishte e kënaqur me marrëveshjen dhe nuk duhet të nënshkruhet nga kryeministri. A do të thotë kjo se ekziston rrezik që kontrata të mos finalizohet?
– Së fundi, obligimi është që institucionet demokratike në Athinë dhe Shkup të marrin vendimet përfundimtare. NATO nuk ka obligim të marrë vendime përfundimtare, por duhet të bëhet nga Shkupi dhe Athina. Por me të vërtetë inkurajoj vendin tuaj që ta përdorë këtë mundësi historike për të zgjidhur çështjen dhe për të vazhduar më tej me integrimin e saj në NATO, BE. Dhe si NATO dhe BE janë mjaft të qarta për këtë çështje. Unë mund të flas në emër të NATO-s se ne jemi të gatshëm të dërgojmë një ftesë sapo emri të zgjidhet. Por në të njëjtën kohë, marrëveshja duhet të finalizohet dhe të miratohet nga institucionet demokratike, në parlamentet e të dy vendeve.
Çfarë domethënie do të kishte anëtarësimi në NATO për qytetarët, cilat janë përfitimet?
“NATO krijon siguri, stabilitet, paqe dhe kjo është e rëndësishme për prosperitetin ekonomik. Zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit është e rëndësishme për të krijuar stabilitet, që mundëson zhvillim ekonomik dhe prosperitet.
Unë do të doja t’ju dëshiroj mirëseardhje qytetarëve tuaj në NATO dhe vendi të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë sa më shpejt që është e mundur, por paraprakisht duhet marrëveshja të finalizohet.
Në lidhje me kërcënimin rus në rajon, dhe gjithsesi në Maqedoni. E dimë se deri në shkallë të caktuar ekziston ndikim rus, por cili është vlerësimi juaj nga pikëpamja e sigurisë, çfarë mund të bëni?
“Rusia tenton të ndërhyjë në proceset demokratike në shumë vende nëpër Evropë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Një nga problemet me të cilin merret NATO-ja është se si të përafrojmë forcat dhe të ndalojmë ato përpjekje për të minuar proceset tona demokratike.
E pamë se çfarë ndodhi në Malin e Zi dhe në vende të tjera të Ballkanit. Fuqia e NATO-s qëndron në atë se organizata aleatëve të saj ju premton se do t’i mbrojë nga çfarëdo kërcënime, në bazë të parimit “të gjithë për një, një për të gjithë”.
Më shumë se 70 vite, NATO arrin të mbrojë secilën nga aleatët e saj dhe çdo kundërshtar e di se nëse njëri nga aleatët sulmohet, pastaj tërë aleanca do të vijë në mbrojtjen e tij. Kjo është pikërisht ajo që e bën NATO për të qenë aleat më i suksesshëm në histori, çdoherë ka qenë i suksesshëm për të mbrojtur aleatin e tij.
NATO-ja nuk ekziston për të provokuar konflikt, por ajo është këtu për të parandaluar konfliktet. Dhe atë e kemi bërë me dekada.
A keni frikë se është e mundur në Maqedoni skenare si ai në Mal të Zi se si vendi përafrohet drejt anëtarësimit?
“Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s sepse kishte mundësi t’ju përshtatur reformave dhe për të mbrojtur institucionet demokratike, ndërsa ne siguruam ndihmë. NATO çdoherë i respekton vendimet sovrane të të gjitha vendeve demokratike.
Mali i Zi tani është anëtare e NATO-s dhe me të vërtetë dëshiroj që ju të bëheni anëtare e 30-të e NATO-s.
Tanja Milevska (MIA)