Maqedonia ka gjasa të inkuadrohet në BE, pasi dje Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje për zgjidhjen e kontestit për emrin, deklaroi sot në Berlin kancelari gjerman, Sebastian Kurc.
Ai theksoi se sheh perspektivë të qartë për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për Maqedoninë si anëtare e BE-së.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Zehofer, Kurc shtoi se Vjena uron Shkupin dhe Athinën për zgjidhjen e kontestit për emrin dhe shpreson se kjo do të kontribuojë për afrimin e mëtejshëm mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. (MIA)