Athina dhe Shkupi kanë arritur marrëveshje historike për zgjidhjen e kontestit dydekadësh rreth emrit, deklaroi sot kryeministri grek Aleksis Cipras.
“Sjell lajme të mira. Para pak kohe arritëm deri në marrëveshje me kryeministrin e IRJM, i tha kryeministri grek Akleksis Cipras presidentit Prokopis Pavlupulos në fillim të takimit të tyre në Pallatin presidencial që ta njoftojë për marrëveshjen e arritur.
“Jam i lumtur sepse kemi marrëveshje që i mbulon të gjitha parakushtet që i ka vendosur Qeveria greke”, tha Cipras dhe shtoi se marrëveshja është për emër të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm erga omnes që parashikon revizion kushtetues. (MIA)