Mbi 920.000 persona janë zhvendosur në Siri gjatë katër muajve të parë të vitit 2018. Ky është niveli më i lartë në konfliktin shtatëvjeçar, kumtoi KB.
“Shohim zhvendosje masovike në Siri … Prej janarit deri në prill pati mbi 920.000 persona të zhvendosur të rinj”, deklaroi në Gjenevë Panos Mumcis, koordinues rajonal humanitar i KB-së për Sirinë.
“Prej fillimit të konfliktit, kjo është zhvendosja më e madhe për një periudhë aq të shkurtë”, tha ai.