• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

OSMANI: Qeveria do ta mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies në reforma (FOTO)

June 8, 2018
in BALLINA, POLITIKË
OSMANI: Qeveria do ta mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies në reforma (FOTO)
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e prezantoi Planin 18, para përfaqësuesve të sektorit civil.

“Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave, dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”, deklaroi Osmani për mediumet, para fillimit të prezantimit. Ai vuri në dukje se edhe me Planin 18, Qeveria do të mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies, ku si shembull mori edhe konferencën e sotme me organizatat Civile.

„Plani 18, në drafti versionin e tij, veç më është prezantuar para Delegacionit të Bashkimit Evropian , kurse dy ditëve të kaluara Planin e prezantova edhe në Bruksel, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, para disa Komisionerëve Evropian, referova për Planin 18 edhe para përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Nënpresidenten Federika Mogherini“ theksoi Osmani, që Plani 18, para finalizimit, do të prezantohet edhe para opozitës, më qëllim, që të sigurohet një konsensus i plotë shoqëror ndaj reformave kyçe.

Gjatë paraqitjes së përmbajtjes dhe rëndësisë së planit të ri të reformave,Plani 18, para sektorit civil, Zëvendëskryeministri Osmani sugjeroi që Plani mbulon periudhën e zbatimit të reformave deri në daljen e raportit të ri të Komisionit Evropian, në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim që të siguroi një agjendë reformuese për të gjithë vendin drejt reformave në periudhën e gjatë marrjes së rekomandimit për negociata, deri në fillimin eventual të negociatave, kur agjenda e reformave do të kishte një kurs krejtësisht të ndryshëm.

Burimi: Medial.mk

Tags: Bujar Osmanillogaridhenieqeveri
Next Post
Kuvend: Do të shlyhen kamatat e borxheve

Kuvend: Do të shlyhen kamatat e borxheve

Danimarka kërkon kampe refugjatësh në vendet jashtë BE-së

Danimarka kërkon kampe refugjatësh në vendet jashtë BE-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom