• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

2 qershori ndër shekuj

June 2, 2018
in LAJME
2 qershori ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

 Lindi mbreti polak Jani i Tretë Sobjeski, i cili gjatë sundimit nga viti 1674 dhe deri në vdekje në vitin 1686 e parandaloi depërtimin e turqve në Evropë.

1584. – Shtetet katolike në suaza të Mbretërisë së shenjtë romake e miratuan Kalendarin gregorian.

1740. – Lindi poeti francez Donasjen Alfons Fransoa de SAD, i njohur si Markez de SAD. Veprat: romanet “Justina” dhe Zhulieta”.

1789. – Pas miratimit të Kushtetutës amerikane me të cilën u konfirmuan parimet e organizimit  dhe kompetencave shtetërore të presidentit, në SHBA u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale ku bindshlm fitoi Xhorxh Uashington, udhëheqësi i njohur i luftës për pavarësi.

1793. – Pas tre ditësh revoltë në Francë, 31 zhirondistët arrestohen dhe përjashtohen nga Konvencioni.

1840. – Lindi shkrimtari i njohur britanik, Tomas Hardi. Ai u bë i famshëm kryesisht me romanin e tij, “Tesi i Derbarvilit”.

1882. – Vdiq Xhuzepe Garibaldi, patriot dhe udheheqës italian. Ai u bë një figurë qëndrore në luftën për pavarësi të Italisë, duke udhëhequr ushtrinë e tij të guerriljeve gjatë marrjes së qytetit të Napolit në vitin 1860.

1896. – Transmetimi me anë të valëve elektromanjetike patentohet për herë të parë nga Gulielmo Markoni.

1899. – Spanja i dorëzon Gjermanisë vende të tilla si Karolina, Marianen, Pelews, Ladrones etj.

1902.  – Gazetari i njohur Jashar Erebara botoi në Beograd gazetën “Albania”.

1904. – Lindi Xhoni Vaismyler, kampion amerikan noti. Pasi fiton disa herë në Olimpiada, ai hyri në rrugën e kinemasë duke interpretuar rolin e Tarzanit në filmat e viteve 1932-’48.

1924. – Kongresi amerikan konfirmoi dhënien e nënshtetësisë për të gjithë indianët e Amerikës.

1940. – Lindi Konstantini, ish-mbreti i Greqisë. Ai ishte i biri i Paulittë I dhe zuri vëndin e të atit në vitin 1964. La Greqinë mbas grushtit të shtetit në vitin 1967 dhe abrogimit të monarkisë në vitin 1973.

1943. – Në Nju-Jork vdiq Nikolla Tesla, një nga mendjet më të ndritura dhe zbuluesin e fushës së elektroteknikës. Ai është pionier i radioteknikës dhe sipas tij energjia me tension të lartë e ka marrë emrin energjia e Teslës. Lindi në fshatin Smiljan, në Gospiq, më 10 korrik të vitit 1856. 

1937. – Eshtrat e poetit kombëtar Naim Frashëri arritën nga Turqia në Tiranë dhe pas ceremonisë mortore u vendosën në teqenë e ngritur posaçërisht për to.

1961. – Vdiq Xhorxh S. Kaufman, dramaturgu amerikan dhe dy herë fitues i çmimit ‘Pulicer’. Ai u bë i famshëm për kontributin e tij në vepra të tilla si “Darkë në mes të ditës” dhe “Njeriu që erdhi për darkë”; po kështu edhe për filmin e vëllezërve Marks “Një natë në opera”.

1987. – Vdiq Andres Segovia, kitarist klasik spanjoll. Ai themeloi kitarën si një instrument klasik serioz. Kjo u arrit pas një numri të madh koncertesh dhe pas përshtatjeve për kitarë të shumë veprave të Bah-ut dhe Hendelit.

1999. – Më në fund gratë japoneze fituan të drejtën e përdorimit të pilulës për kontrollin e lindjeve. Këtë të drejtë ato e fituan pas më shumë se tre dekadash nga dalja në treg e kësaj pilule.

1999. – Vdiq në Paris në moshën 79 vjeçare, piktori francez, Oliver Debre. I lindur më 15 prill të vitit 1920 ne Paris, Debre, i vëllai i ish kryeministrit francez Mishel Debre, i ka paraqitur veprat e tij të para me 1941 në Paris.

2006. – Vdiq skulptori rus Vjaçesllav Klikov. Ai është një nga nismëtarët dhe organizatorët e Ditëve të alfabetit dhe kulturës sllovene, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Fondit ndërkombëtar për alfabet dhe kulturë sllovene.

2012. – Gjykata egjiptiane me burgim të përjetshëm e dënoi presidentin e rrëzuar egjiptian Hosni Mubarak, i cili së bashku me djemtë e tij dhe shefat e shërbimeve të sigurisë ishte akuzuar për vrasje të protestuesve dhe për korrupsion. Mubaraku është lideri i parë arab i cili është dënuar në atdhe. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje.

(MIA)

Tags: Në ditën e sotme
Next Post

Kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare.

Katër ministra dhe zëvendësministra të rinj

Katër ministra dhe zëvendësministra të rinj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom