• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

SHBA-ja me mbështetje për liderët e Maqedonisë dhe Greqisë të gjejnë zgjidhje të përbashkët

June 1, 2018
in LAJME
SHBA-ja me mbështetje për liderët e Maqedonisë dhe Greqisë të gjejnë zgjidhje të përbashkët
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-ja edhe më tej i mbështet negociatat aktuale nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara për problemin rreth emrit të Maqedonisë, kumtuan nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, duke e theksuar mbështetjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për problemin me emrin, që do të jetë në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon”, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin asnjëherë nuk ka qenë më afër, por nuk dha më shumë hollësi për marrëveshje eventuale, e cila sipas paralajmërimeve duhet të finalizohet në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipras.

Presidenti Gjorge Ivanov, megjithatë, pas takimit të djeshëm me shefin e diplomacisë Nikolla Daimitrov në të cilën u informua për zhvillimin e procesit të zgjidhjes së kontestit me Greqinë, kumtoi se për të është i papranueshëm emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshimi i Kushtetutës.

Ministri Dimitrov deklaroi se për çështjen e emrit duhet lidership dhe përgjegjësi e lartë nga të gjithë faktorët politik.

“Nëse gjemë mënyrë ta mbyllim problemin me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit , të gjithë së bashku do të jemi në anën e drejtë historisë”, tha Dimitrov.

(MIA)

Tags: emrikontestiMbështetjeSHBAzgjidhje
Next Post
Konkurs i dytë për artistë të rinj në programin “Inkubator”

Konkurs i dytë për artistë të rinj në programin "Inkubator"

Regjistrimi do të zbatohet prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2020

Regjistrimi do të zbatohet prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2020

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom