Me rastin e jubileut 20 vjet Avokati i Popullit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet panel diskutim me temë “Institucioni Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë: fillimi, zhvillimi dhe sfidat.
Panel diskutimin, siç është paralajmëruar, do të hap kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, kryetarja e Shoqatës së Ombudsmaneve të Mesdheut dhe Ombudsmane e Republikës së Shqipërisë, Erinda Balanca, ndërsa përmes videove urime për jubileun do të dërgojë Ombudsmania e BE-së, Emili O’Rajli. Në emër të Komisarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës do të drejtohet Bojana Urumova.
Në panel diskutim do të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit Memeti, kryetari i mëparshëm i Kuvendit Tito Petkovski, kryetari i Rrjetit evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI) Lora Vidoviç – Ombudsmane e Kroacisë, Ombudsmania e Bosnjë e Hercegovinës Jasminka Xhumur, si dhe Ombudsmani i mëparshëm i Shqipërisë, Ermir Dobjani.
Në kuadër të mbledhjes së dhjetë jubilare të Shoqatës së Ombudsmanëve të Vendeve Mesdhetare (AOM), sot dhe nesër gjithashtu në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave sociale, kulturore dhe ekologjike”, ku do të marrin pjesë ombudsmanët dhe përfaqësues të Institucioneve të ombudsmanëve nga vendet anëtare të Shoqatës.
Dita e parë e Konferencës, e cila do të fillojë në ora 14:00 në h.Holidej In, do t’i kushtohet “Rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave sociale të kategorive të rrezikuara” dhe “Rolin e Avokatit të popullit në mbrojtjen e të drejtave kulturore”.
Në ditën e dytë të konferencës do të diskutohet në temën “Roli i Avokatit të Popullit si mbrojtës i të drejtave nga mjedisi jetësor”, ndërsa është paraparë edhe miratimi i Deklaratës së Asociacionit.
(MIA)