• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni demokratike nga Malta u takuan me kryeministrin Zaev

May 29, 2018
in BALLINA, BOTA
Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni demokratike nga Malta u takuan me kryeministrin Zaev
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni demokratike në Maltë, Igor Filevski, Zhivanka Vitanova dhe Stevo Gjorgjiev, u takuan me kryeministrin Zoran Zaev, i cili është për vizitë dyditëshe në këtë shtet.

Nga Forumi për Maqedoninë demokratike informuan se si organizatë e mërgimtarëve që mundohet Maqedonia të jetë shtet juridik dhe demokratik, kanë shprehur përkrahje për Qeverinë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe përpjekjet për integrim në NATO dhe BE.

Janë dërguar edhe vërejtje për një pjesë të zgjidhjeve kadrovike,  për diskontinuitetin diplomatik në vende të caktuara me mungesë të ambasadorëve, të përfaqësimit joadekuat gjinor të funksioneve, si dhe “fatet e pazgjidhura të informatorëve”, të cilët kontribuuan për demokratizimin e Republikës së Maqedonisë dhe krijimin e kushteve për proces të ri demokratik  në hapërimin drejt shtetit juridik.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka përmendur se Qeveria gjithmonë do të jetë e hapur për çdo kritikë konstruktive dhe do të veprojë në përmirësimin e punës së saj.

Zaev ka sqaruar për problemet me të cilat përballet Qeveria gjatë realizimit të barazisë gjinore në funksionet dhe përpjekja që ky segment të përmirësohet në periudhën e ardhshme, deri në mënyrën në të cilën do të zgjidhen vendet e zbrazëta të ambasadorëve. Zaev ka përmendur se kryerësit e detyrës do të vendosen në të gjitha qendrat administrative, ku priten ambasadorët e rinj, derisa nuk realizohet procesi që nuk mund të marrë epilog të vetin pa pajtimin e presidentit Gjorge Ivanov. Në Maltë së shpejti  do të hapet repart i konsullit, për shkak të numrit çdoherë e më të madh të punëtorëve që vijnë për punë në këtë shtet ishullor.

Nga Forumi për Maqedoni demokratike potencojnë se kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e “informatorëve” Zaev ka thënë se Qeveria bën gjithçka për kujdesin e tyre që ta kapërcejnë vakum hapësirën e krijuar për shkak të situatave juridike, në të cilat janë zënë. FMD, theksojnë, edhe më tutje do të kërkojë zgjidhje nga Qeveria për shkak të rolit thelbësor të “informatorëve” në zbulimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të funksioneve nga pozita e fuqisë.

Lidhur me çështjen e zgjidhjes së problemit me Greqinë dhe referendumin eventual, kryeministri Zaev e ka arsyetuar situatën reale dhe juridike në raport të votimit në diasporë, nga kushtet  të cilat i kanë mërgimtarët për votim sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në këtë moment, deri te opsioni për përmirësimin e mundësive për të drejtën e votës së mërgimtarëve.

Në pjesën e mëtutjeshme të takimit lidhur me propozimin e FMD-së janë propozuar takimet e ardhshme me maltezë të cilët kanë ndikim në biznesin turistik dhe ekonominë e tërësishme në ishull, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë kanë mundur t’i informojnë  për mundësitë për investime  në relacionin Maltë-Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev tha se mërgimtarët pa mëdyshje konsiderohen  si faktor i rëndësishëm për ekonominë dhe investimet në Maqedoni, ashtu edhe për kritikën konstruktive të cilën e dërgojnë me qëllim të përmirësimit të administratimit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Maqedonisë.

Takimi i dytë i punës me kryeministrin është caktuar për pasdite, pas takimit të tij me kryeministrin e Maltës dhe presidenten e shtetit. Në takimin e dytë, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues tjerë të shoqatës të cilët janë përfaqësuar në ishull. (MIA)

Tags: BEDiplomaciForumi per maqedoni demokratikeMaltaNATOtakimZaev
Next Post
Zëshëm për ndryshime!

Zëshëm për ndryshime!

Xhaferi: Koalicioni duhet të vendos se kur do të shkojë Ligji i gjuhëve në Gazetën Zyrtare

Xhaferi: Koalicioni duhet të vendos se kur do të shkojë Ligji i gjuhëve në Gazetën Zyrtare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom