Në raport të asaj se nëse nuk zgjidhet çështja me revizionin kushtetues, marrëveshja nuk do të vijë në Parlamentin grek. Me Kamenos nuk kemi pozita të ndryshme, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme Jorgos Katrugalos, duke i komentuar deklaratat e liderit të Grekëve të Pavarur dhe partner i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos.
“Kamenos qartë tregon se nëse nuk zgjidhet çështja me revizionin kushtetues, ndërsa pala tjetër nuk e kryen atë obligim, marrëveshja nuk do të vijë në Parlament dhe ajo është e vërtetë. Ne konsiderojmë se zgjidhja e erga omnes, pranimi i përgjithshëm i emrit brenda dhe jashtë me revizion kushtetues është një nga parakushtet e pakos së marrëveshjes. Kjo është diçka që edhe ne e kemi potencuar dhe për këtë nuk kemi dallime me Grekët e Pavarur”, thotë Katrugalos dhe shton se në raport të mospranimit të emrit të ndërlikuar me termin Maqedonia nga Panos Kamenos, ajo është diçka që kryetari i Grekëve të Pavarur, e ka thënë edhe në të kaluarën.
Në deklaratë për mediat, pas konferencës në Athinë, shefi alternativ i diplomacisë greke nuk dha koment direkt, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentit të MIA-s nga Athina, në raport të asaj nëse Nikos Koxias në mënyrë indirekte e refuzon propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, me deklaratën e SHBA-së se nevojitet të pranohet emër nga propozimet e ndërmjetësuesit.
“Pozita jonë e fuqishme është se, që të pranohet emri duhet të plotësojë dy kritere. Njëri është ta shqyrtojë karakterin historik dhe grek të Maqedonisë sonë nga vendi fqinj dhe tjetri është se nuk duhet të përmbajë elemente irredentiste. Kjo është pozita jonë e përgjithshme dhe e dukshme është se nuk do të komentoj diçka që është e lidhur me negociatat që janë në rrjedhë”, tha Katrugalos.
Në pyetjen e MIA-s nëse ende është optimist i moderuar ose tashmë lëviz vetëm drejt optimizmit për zgjidhje, MPJ-ja alternative e Greqisë, e përsëriti deklaratën metaforike të Cipras se “para nesh i kemi 100 metrat e fundit të maratonës, por ato 100 metra janë edhe më të vështira”.
“Jam optimist, por në asnjë rast nuk e kemi marrëveshjen në xhep”, shtoi Katrugalos.
(MIA)