Ushtrues i detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Izrael, Aleksandar Avramovski ka marr pjesë në pranimin e mbrëmshëm që e organizoi MPJ-ja izraelite në Jerusalem me rastin e vendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, ku nga 86 të ftuar kanë ardhur 32 vende, transmeton Almakos.
“Ushtruesi i detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Izrael, mori pjesë në pranimin me rastin e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, e organizuar nga ana izraelite e MPJ-së në Izrael”, u përgjigjën nga MPJ-ja maqedonase.
Në ngjarjen e mbrëmshme, përfaqësuesi maqedonas ishte në shoqërinë e përfaqësuesve të Shqipërisë, Angolës, Austrisë, Kamerunit, Kongos, Republikës Demokratike Kongo, Bregu i Fildishtë, Cekisë, Republikës Dominikane, El Salvador, Etiopisë, Gruzisë, Guatemalës, Hondurasit, Hungarisë, Kenisë, Burmës, Nigerisë, Panama, Peru, Filipinëve, Rumanisë, Ruandës, Serbisë, Sudanit Jugor, Tajlandës, Ukrainës, Vietnamit, Paraguait, Tanzanisë dhe Zambisë.
Burimi: Almakos