Partia Demokratike publikoi videon përgjimin mes vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajt dhe një personi të përfshirë në trafikun e drogës.
Agron Xhafaj dhe personi në fjalë, takohen në ambientet e një lokali në Vlorë ndërsa një moment Agron Xhafaj i drejtohet bashkëbiseduesit duke i thënë ‘Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafën). Shumë fare po na sulmojnë”.
Duke ju referuar tekstit në fjalë, duket se video përgjimi është realizuar kohët e fundit pasi afro prej një jave Partia Demokratike ka nisur me publikimin e fakteve sa i takon kësaj çështjeje.
Burimi: Almakos