Sot është Dita botërore e infermiereve. Në vitin 1820 lindi Florens Najtingale, themeluesja e infermierisë moderne. Ajo njihej edhe si “Zonja me Llambë” për zakonin e saj për të bërë raunde gjatë natës. Për nder të saj, më 12 maj, në ditën e lindjes së saj, bota shënon Ditën e Infermierisë.
1842. – Në Sent Etjen lindi Zhil Masne, kompozitor francez. Ndikoi ndaj një gjenerate të tërë të kompozitërve francez, deri te Klod Debisi. Komponoi më shumë se 20 opera, kryeisht me tematikë lirikwe, nga të cilat më të njohra janë “Manon” dhe “Don Kishoti”. Vdiq më 13 gusht të vitit 1912.
1845. – Në Bon vdiq August Uilhem Shlegel, poet, historian letërsie, përkthyes dhe filozof gjerman. Lindi në Hanover, më 5 shtator të vitit 1767.
1871. – Vdiq kompozitori francez Daniel Fransoa Espri Ober, autor i operave. Veprat: operat “Fra Diavolo” dhe “Dominoja e Zezë”.
1943. – Të gjitha akset e organizuara të rezistencës në Tunizi përfunduan, dhe komandanti gjerman në Afrikën e Veriut, gjenerali von Arnim, u dorëzua.
1943. – Forcat e Boshtit në Afrikën e Veriut dorëzohen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1949. – Bashkimi Sovjetik njofton dhënien fund të bllokadës së Berlinit.
1965. – Gjermania Perëndimore dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike.
1969. – Britania uli moshën e pjesëmarrësve në votim nga 21 vjeç në 18.
1993. – Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën e Bosnjë e Hercegovinës.
1993. – Zvicra e njohu Republikën e Maqedonisë.
1994. – Senati amerikan i kërkoi presidentit Klinton realizimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të përfunduar embargon e armëve të Shteteve të Bashkuara ndaj myslimanëve boshnjakë.
2002. – Xhimi Karter u bë i pari ish-president i SHBA-së që viziton Kubën qysh nga Fidel Kastro mori pushtetin në vitin 1959.
2006. – Midis 150 dhe 200 njerëz humbën jetën në një shpërthim të naftësjellësit në periferi të Lagosit, qyteti më i madh në Nigeri.
2007. – Në një shpërthim të një bombe në një treg në portin turk Izmir u plagosën 15 persona. Bomba është vendosur në një biçikletë, të lënë në treg në kuartin Bornov. Vlerësohet se pas aktit terrorist qëndron partia kurde PKK. (MIA)