330. – Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) u bë kryeqendra e re e Perandorisë romake. Qyteti u quajt sipas emrit të imperatorit Konstantini i parë i madh.
1904. – Në Figeras lindi Salvador Dali, piktor spanjoll dhe protagonist i surealizmit në Francë dhe SHBA. Vizatimet e tij janë interpretuar deri në përsosmëri dhe çdoherë në hapësirë, në të cilën ndjehet vendlindja. Pas Luftës së Dytë Botërore u kthye në Spanjë dhe punoi piktura komerciale në frymën e misticizmit katolik.
1916. – Vdiq Maks reger, kompozitor i romantizmit të vonshëm, pianist dhe pedagog muzikor gjerman. Lindi më 9 mars të vitit 1873.
1927. – Vdiq piktori francez me origjinë spanjolle Huan Gris, pinoer i stilit të njohur si kubizmi sintetik.
1931. – Bankroti i “Kredit-Anshtalt”, bankës më të madhe austriake, e shënoi fillimin e kolapsit financiar në Evropën qendrore.
1946. – Në Milano, me koncertin me të cilin dirigjoi Arturo Toskanini, përsëri u hap Skala milaneze. U ndërtua në vitin 1778, nga Xhyzepe Permarini dhe në të mund të marrin pjesë 3.000 shikues.
1949. – Izraeli u pranua në Kombet e Bashkuara.
1974. – Në tërmetin i cili e kaploi pjesën jugore të RP të Kinës humbën jetën rreth 20.000, ndërsa u lënduan rreth 30.000 njerëz.
1968. – Qeveria franceze u përul para kërkesave të studentëve dhe njoftoi lëshime në një përpjekje për t’i dhënë fund një jave përleshjesh nëpër rrugët e Parisit.
1985. – Pesëdhjetë e gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe më se 200 të tjerë u plagosën kur tribuna kryesore e stadiumit të futbollit të qytetit Bredford në Irlandën e Veriut, u përfshi nga zjarri.
1988. – Vdiq gazetari dhe oficeri i shërbimit britanik, Harold “Kim” Filbi. Ai u quajt “njeriu i tretë” që u dha mundësinë spiunëve sovjetikë, Guy Burges dhe Donald Meklin, të arratiseshin në vitin 1951 në Rusi.
1992. – Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kërkuan largimin e forcave federale jugosllave nga Bosnja dhe thirrën ambasadorët e tyre nga Beogradi.
1997. – Superkompjuteri IBM mundi në shah Geri Kasparov. Kjo ishte ndeshja e parë që një makinë triumfoi mbi një kampion botëror.
1998. – India kreu tri shpërthime të nëndheshme bërthamore, duke shkaktuar dënim në shkallë botërore dhe ngritur tensionin me Pakistanin.
1999. – Një pikturë e impresionistit francez, Paul Cezanne, u shit për 60.5 milionë dollarë, dy herë më shumë se shuma e llogaritur nga shtëpia e ankandit “Sauthbei”. Një vepër tjetër e dytë impresioniste e George Seurat u shit për 35.2 milionë dollarë. (MIA)