Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, pasdite në shumë vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima por proceset pritet të jenë më të dobëta. Do fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. UV është 6.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore prej 19 deri 25 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, , pasdite me kushte për reshje të shkurtra lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura do të lëvizë prej 14 deri në 24 gradë Celsius.
Pastaj edhe në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, ndërsa proceset do të jenë me intensitet të ndryshueshëm. (MIA)